(VIDEO) Festa e çmendur e Kosovës në zhveshtore pas fitores historike ndaj Sllovenisë
Kosova ka shënuar një fitore të madhe dhe plotësisht të merituar në Lubjanë, duke mundur Slloveninë me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së pestë të fazës së grupeve në eliminatoret për Kampionatin Botëror.
Me këtë triumf, Dardanët arrijnë në kuotën e 10 pikëve, duke siguruar matematikisht play-offin.
Djelmoshat e festuan me entuziazëm të madhe fitoren, ndërsa edhe presidenti I FFK-së, Agim Ademi, mbajti një fjalim.
“Kjo që keni arritur është ‘kapaku’, pa marr parasysh çfarë ndodh pas. Unë besoj që do të kualifikohemi”, ka thënë Ademi.
Në fund nuk mungoi as kënga e Atdhe Nuhiut, që gjithmonë e këndon pas ndeshjeve: “Unë jam shqipe nga Kosova”.
Festa ka vazhduar tutje, ndërsa nuk ka munguar edhe një fjalim I Amir Rrahmanit. /Telegrafi/

