(VIDEO) Fëmijët shqiptarë katërfish më pak shance të gjejnë vend në çerdhe

(VIDEO) Fëmijët shqiptarë katërfish më pak shance të gjejnë vend në çerdhe

Një raport i ri i Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi ka analizuar statistikat e vitit 2022 për çerdhet dhe qendrat për zhvillim të hershëm të fëmijëve në Maqedoninë e Veriut, të publikuara më 19 prill 2023 nga Enti Shtetëror i Statistikës, duke nxjerrë një sërë konstatimesh dhe rekomandimesh rreth diskriminimit të fëmijëve shqiptarë. Dëshmitë shkencore tregojnë se investimi në edukim parashkollor sjell përfitime afatgjata si për fëmijët ashtu edhe për shoqërinë në tërësi. Andaj, duke marrë parasysh rëndësinë e zhvillimit të hershëm të fëmijëve , Bashkimi Evropian , në objektivat e tij arsimore synon pjesëmarrjen e 95% të fëmijëve në edukimin parashkollor deri në vitin 2030.

INSTITUTI PËR POLITIKA PUBLIKE ARBËN XHAFERI

 “Në Maqedoninë e Veriut, përfshirja në edukim parashkollor ngelet e mangët dhe larg standardeve të BE-së, me vetëm 45% e fëmijëve të moshës 3-6 vjeç që vijojnë edukimin parashkollor.Veç kësaj, qasja në edukim parashkollor është thellësisht jobarazitare, veçanërisht në rrafshin social dhe atë komunitar”.

Nga instituti thonë se në nivel vendi, janë gjithsej 113 institucione për edukim parashkollor, me gjithshej 35.932 vende në dispozicion, shumicën absolute prej tyre 95,95% në sektorin publik, gjë që konfirmon rolin  jetik të shtetit në këtë fushë.

INSTITUTI PËR POLITIKA PUBLIKE ARBËN XHAFERI

“Strukutra gjuhësore e fëmijëve që vijojnë edukimin parashkollor, sipas gjuhës në të cilën zhvillohet veprimtaria është si vijon: Maqedonisht: 31.420 fëmijë, Shqip: 3.369 fëmijë,Turqisht: 165, Boshnjakisht: 8, Anglisht: 162, Veprimtari shumëgjuhësore: 808”.

Sipas institutit nga ko del se fëmijët shqiptare janë skajshmërisht të diskrimunar sa i përket qasjes në edukim parashkollor krahasuar me ata maqedonas. Ndërsa maqedonasët janë 57.86% e popullsisë së përgjithshme, vendet në institucione parashkollore në gjuhën maqedone përbëjnë 87.44% të totalit, shqiptarët që janë 31,51% e popullsisë së përgjithshme, disponojnë me vetëm 9.38% të vendeve në institucione parashkollore në gjuhën e tyre.

Për të arritur nivelin e vendeve në dispozicion në gjuhën maqedone, në përputhje me strukturën kombëtare të popullsisë së vendit, duhet të krijohen hiç më pak se 13.742 vende të reja në gjuhën shqipe, apo një rritje prej 407% krahasuar me gjendjen aktuale, thonë nga Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING