(VIDEO) Eurodeputeti Kyçyk: Kthimi i vetos bullgare do të ishte gabimi i madh
Kthimi i vetos për Shkupin do të ishte një gabim i madh dhe do t`i përkeqësojë marrëdhëniet Shkup-Sofje, vlerëson Ilhan Kjuçuk, eurodeputeti bullgar dhe raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian.
Ilhan Kjuçuk
“Do të ishte një gabim i madh. Vetoja në asnjë mënyrë nuk ndikoi pozitivisht në marrëdhëniet ndërfqinjësore. Përkundrazi, nisën provokimet”
I pyetur nga BNR se si do të reagojë Brukseli nëse Shkupi ndalon eurodeputetët bullgar, politikanët dhe personalitetet publike të marrin pjesë në fillim të shkurtit, në ngjarjet që lidhen me Goce Dellçevin, eurodeputeti Kjuçuk, thotë se “nuk ka gjasa që institucionet evropiane të mbështesin një sjellje të këtillë nga autoritetet e RMV-së, duke shtuar se as Brukseli, e as Strazburgu nuk mund ta pranojnë këtë si qasje normale.
Ilhan Kjuçuk
“Nuk mund t`i shohim si të izoluara gjërat. Duhet të kërkojmë mekanizma që do të jenë të qëndrueshme. Patjetër të ketë mekanizma të ndjekjes në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe. Ka shumë shembuj të vendeve me raporte të vështira historike – Sllovenia dhe Kroacia, Sllovenia dhe Italia. Nga kënvështrimi i memorjes historike, kjo nuk është diçka e re”.
Deklarata e eurodeputetit Kjuçuk, vjen pas paralajmërimeve të Ministrit të Jashtëm bullgar, Nikolaj Milkov, pas takimit të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, se nuk përjashtohet mundësia e vetos së re për RMV-në nga Bullgaria. Reagime nga Bullgaria erdhën pasi presidenti Stevo Pendarovski propozoi ndalesën për hyrje në RMV të një eurodeputeti bullgar dhe disa personave të tjerë. Presidenti bullgar Rumen Radev tha se do të aktivizohen të gjitha mekanizmat evropian për të përfunduar histeria dhe urrejtja anti-bullgare. /SHENJA/