(VIDEO) Era e rëndë në kryeqytet, qytetarët thirrje institucioneve të veprojnë

(VIDEO) Era e rëndë në kryeqytet, qytetarët thirrje institucioneve të veprojnë

Nuk është thjeshtë një erë e padurueshme, por është helm. Këtë e theksojnë qytetarët e pyetur për gjendjen e krijuar pas djegies së fabrikën në Trubarevë. Ata vazhdojnë të thithin ajër të ndotur, nga flakët që morën deponitë. Qytetarët thonë se institucionet mbyllin sytë për problemet, ndërsa u thonë t’i mbyllin dritaret.

QYTETAR – MASHKULL

‘’Unë jetoj në Radishan dhe era ndihej atje. Unë mendoj se këto zjarre janë të qëllimshme, nuk mundet në mes të fshatit të digjet diçka rastësisht, këtu është faktori njeri. Shteti duhet të mbaj llogari për këto gjëra”.

 

QYTETARE FEMËR

Unë jetoj në fshatin Bërnjacë dhe era ndihej atje. Kjo ndikon shumë në shëndetin e njerëzve, madje edhe brenda hapsirave ndjehej era, tymi. Shteti duhet të ndërmerr diçka”.

Ndërsa, njëra prej qytetareve theksoi se inspektorët duhet t’i hapin sytë më shumë dhe të mos qëndrojnë nëpër zyre dhe vetëm të marrin rroga nga 50 mijë denarë.

QYTETARE – FEMËR

Unë jetoj në Vodno lartë, dje dhe pardje ndjehej era. Mendoj se do të ndikoj keq në shëndetin e njerëzve, sidomos tek ata që janë të sëmurë. Pastaj ndikon tek fëmijët. Para së gjithash duhet të ju merret të gjithave vendimet që i kanë marrë për stalla të tilla, sepse ato nuk janë hapsira adekuade për mirëmbajtje. Ato le të jenë diku larg vendbanimeve’’.

QYTETAR 4 – MASHKULL

‘’Kemi ndje dhe kam kalu për rreth asaj, ka o kallë ajo stallë ose çka ka qenë ajo se di as vet. Për mu so problem, nuk më pengon asgjë. Po se di mundohen me atë të vetën por masi të kallen atëher marrin masa më vonë. Ma herët duhet t’i bien mas punës sepse dikur bëhet vonë. E aty se di’’.

Qytetarët janë të qartë, nuk duan premtime, por përkujdesje dhe ajër të pastërt për vendin e tyre, sepse shëndeti tyre vjen para se gjithash. /SHENJA/

 

MARKETING