(VIDEO) Emisioni “Intervistë në Shenja”, debatohet për zgjedhjet në Turqi

(VIDEO) Emisioni “Intervistë në Shenja”, debatohet për zgjedhjet në Turqi

Këtë javë në emisionin “Intervistë në Shenja”, ishin të ftuar analisti politik, Mehmet Kalisi, kryetar i fondacionit “Alsar” Mehdi Gurra dhe gazetari Erdem Ahmet, ku tema ka qenë, zgjedhjet  e 14 majit në Turqi.

Analisti Mehmet Kalisi, tha se  ardhja e dronëve “Bayraktar” në Kosovë ka shuar zërat kritikë ndaj Erdoganit. Sipas Kalisit,  nuk ekziston fushë ku nuk ka investim nga Turqia në Kosovë.

MEHMET KALISI, ANALIST

“Investimet turke në Kosovë, janë jashtëzakonisht të mëdha. Ne kemi bankat më të mëdha dhe më të mira me origjinë turke, kemi spitalet më të mëdha më origjinë turke, kemi shkollat më të mira të cilat janë me kapital turk. Sipas statistikat në Kosovë, për investime direkte, Turqia është vendi me më shumë investime nga të gjitha vendet tjera”.

Mehdi Gurra kryetar i fondacionit “Alsar”, në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se zgjedhjet në Turqi, janë duke ngjallur interesimin të madh, dhe janë duke u ndjekur edhe nga shqiptarët e Shqipërisë.

MEHDI GURRA, KRYETAR I FONDACIONIT ALSAR

“Sigurisht që Turqia dhe politika e saj për Shqipërinë janë të rëndësishme si shtet si shtete mike, aq më tepër se këtë vit është 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Populli shqiptar këtu në Shqipërisë, dhe mbi gjitha ata që janë frekuentues të xhamive, me lutjet e tyre urojnë dhe luten zgjedhjet të vazhdojë qëndrueshmëria politike në Turqi, sepse opozitat turke me atë kandidat që ka paraqitur dhe me ato pretendime apo propozime, premtimet që ka bërë me të vërtet unë do ta quaja fillimi i një kaosi të ri për Turqinë, atë herë kur presidenti Erdogan e mori Turqinë 20 vite më parë, kur Turqia pati problem me qëndrueshmërinë me stabilitetin dhe qëndrueshmërinë”

Ndërsa, sipas gazetarit Erdem Ahmet,  në kohën e pushtetit të Erdoganit janë bërë shumë punë në Turqi, ndërsa si shembull mori shëndetësinë që ka qenë kaos para tij.

ERDEM AHMET,GAZETAR

“Ka shumë interesim për të votuar, ose të mbahet në pushtet AK partia, ose të fitojë CHP me koalicionin dhe kjo është motiv për të dy palët dhe mendoj se kjo është mirë”.

Gazetarit Ahmet,  tha se  nuk do të ishte i befasuar nëse në rrethinë  e parë fiton njëri nga kandidatët. Sipas tij, premtimi i opozitës është që një nga gjërat të cilat i kanë premtuar është shndërrimi i sistemit nga presidencial në parlamentar.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING