(VIDEO) Emisioni “Debat në Shenja”, përplasje VLEN-BDI për heqjen e emrave shqip në Tetovë

(VIDEO) Emisioni “Debat në Shenja”, përplasje VLEN-BDI për heqjen e emrave shqip në Tetovë

Zëvendësministri i Arsimit dhe përfaqësuesi i VLEN-it, Driton Sulemjani, duke komentuar vendimin e fundit të Gjykata Kushtetuese lidhur me emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, ka kritikuar institucionin dhe mënyrën se si janë trajtuar këto çështje në të kaluarën. Sulejmani në emisionin Debat në Shenja, vlerësoi se gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së, nga viti 2007 e tutje, nuk janë sjellë zgjidhje të qëndrueshme dhe të plota ligjore. Sipas tij, pushteti i kaluar ka ofruar vetëm “gjysmë-zgjidhje”, ndërsa çështja do të shqyrtohet më tej nga Këshilli i Tetovës.

DRITON SULEJMANI-ZËVENDËSMINISTRI I ARSIMIT DHE PËRFAQËSUES I VLEN-it

Ajo të cilës po përmendim rastin e vendimit për ndryshimin e emrave të rrugëve fatëkeqësishtë në vitin 2007 në Këshillin Komunal të Tetovës fatmirësishtë është marrë një vendim I tillë për t’i ndryshuar emrat e rrugëve mirëpo ky vendim nuk është miratuar e para nga Qeveria prej vitit 2007 deri në vitin ku BDI ka qeverisë në pushtetin qëndror nuk kemi vendim të miratuar dhe e dyta sipas informatave që kam është sjellur pa badentër vendimi i tillë.”

Nga ana tjetër, Sekretari Organizativ i Bashkimi Demokratik për Integrim, Nebi Rexhepi, kundërshtoi pretendimet se vendimi i Këshillit Komunal i vitit 2007 nuk ishte miratuar sipas procedurave ligjore. Rexhepi theksoi se vendimi i sjellë në vitin 2007 është miratuar me parimin e Badenterit, duke demantuar deklaratat e bëra nga Driton Sulejmani se procedura nuk ishte respektuar.

NEBI REXHEPI-SEKRETAR ORGANIZTAIR I BDI-së

Vendimi i Këshillit Komunal i asaj kohe është sjellë me Badenter, dhe për këtë ka dëshmi në arkivin e Komunës së Tetovës. Sa I përket vendimit për anulimin e emrit “Iliria”, “Dervish Carra”, e të tjerët. Dhe rikthimi e emrave “Marshall Tito”, “Radovan Conik”, “29 Nëntor”, është si rezultat e një ankese, parashtrese që është bërë nga një shoqatë e dalur nga luftëtarët e luftës Nacional Clirimtare pikërishtë në sgkurt ose në mars të vitit 2025.”

Rexhepi po ashtu tha se, koalicioni VLEN nuk ka kapacitet të ndalojë vendime që ai i cilësoi si antishqiptare, duke argumentuar se vendimi për emrat e rrugëve është vetëm një në një seri zhvillimesh të ngjashme. /SHENJA/

MARKETING