(VIDEO) Emërohen 14 drejtorë në institucionet shëndetësore, vetëm tre shqiptarë

Ministria e Shëndetësisë ka emëruar 14 drejtorë të institucioneve shëndetësore mbarë vendit. Prej tyre 3 janë shqiptarë edhe atë në spitalin e Tetovës, Institutin për Mjekësi transfuzive, dhe Spitalin e specializuar për mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntorii” – Shkup, Shpendi Ameti, Amir Elezi, Muhsin Arifi.
MARKETING
Ndërsa institucionet tjera shëndetësore që emëruan drejtorë të rinjë janë:
- Spitali Klinik Manastir, Nensi Llozançe
- Spitali i Përgjithshëm Kumanovë, Stefan Trajanovski
- Spitali i Përgjithshëm Veles, Aleksandar Buzalkov
- Spitali Psikiatrik Demir Hisar, Stevçe Cvetanovski
5.Instituti Universitar për tomografi me emetim të pozitronëve, Nevena Manevska
- Spitali i përgjithshëm i Ohrit, Goran Markoski
- Klinika Universitare për Kirurgji torakale dhe vaskulare, Igorçe Xhikovski
- Klinika Universitare për Kirurgji të fëmijëve, Laze Jovçevski
- Shtëpia e Shëndetit në Vevçan, Renata Peshinovska
- Qendra për Shëndet Publik Prilep, Goran Kuzeski
- Shtëpia Shëndetësore e Radovishit, Stojançe Petrov
Ndërkohë, një ditë më parë Fronti Evropian drejtori akuza ndaj ministrit të Shëndetësisë Arben Taravarit se po ushtron presion psikologjik, institucional dhe kërcënon drejtorët e tyre të spitaleve që të japin dorëhqje edhe pse kanë mandat.
Emine Ismaili /SHENJA/