(VIDEO) Elezi: mjekët dhe infermieret largohen për paga më të larta

Sistemi shëndetësor në Maqedonin e Veriut përballet edhe me një sfidë të madhe, atë të largimit të mjekëve dhe infermiereve jashtë vendit. Kryetari i shoqatës të mjekëve, Nevzat Elezi thotë se një numer i konsiderueshëm i mjekëve largohen nga vendi për të gjetur kushte më të mira dhe rahati shpirtërore në vendet e huaja. Ai njofton se janë të sakta numrat të cilët pretendojnë se kanë dalur nga vendi, për arsye se në katër vitet e fundit në odën e mjekëve janë parashrtuar rreth 500 kërkesa për të marrë një vërtetim që duan të dalin jashtë shtetit por për arsye të ndryshme jo vetëm për punësim. Gjithashtu thotë se ka nga stafi mjekësorë që kërkojnë të largohen për 3 muaj ,ose 6 muaj, për kryerjen e ndonjë stazhi, apo ndonjë kursi.
NEVZAT ELEZI, KRYETARË I SHOQATËS SË MJEKËVE
‘’Ndërsa sa e dimë ne mbrenda 3 fakullteteve të mjekësis Shkup, Tetov, dhe Shtip dikun në vit diplomojnë 500 studentë, pra bnjë e katërta e tyre kërkojnë një çertifikat për të dalë jasht shtetit. Sot e kanë më ndryshe kolegët tanë të posa diplomuar për aryse se mund të zgjedhin 3 fakultete ku kanë specializime të ndryshme dhe specializimet dedikohen nga një kuadër shtetërore që ministria i mbulon”.
Elezi thotë se mjekët e tanishëm nuk e kanë problemin e zhvillimit akademik të tyre por problemin stimulativ në aspektin financiar dhe një rehati.
NEVZAT ELEZI, KRYETARË I SHOQATËS SË MJEKËVE
“Për momentin janë mjekët por në rend të parë janë motrat medicionale për arsye se shumë ordinanca për momentin kanë ngelur pa teknik personal të mesëm pra motrat medicionale janë ata të cilët janë në mungesë dhe shumë shpejtë atyre u rregullohet dokumentacioni për të dalë jashtë shtetit dhe për tu punësuar në Gjermani dhe në kushte shumë shumë më të volitshme edhe në rritjen e tyre përsonale”.
Largimi i mjekëve nga vendi ka vënë në pikëpyetje edhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Për të qenë funksional sistemi shëndetësor, duhet të kemi 3 – 3.5 mjekë në 1.000 banorë, ndërkohë të dhënat tregojnë se në RMV aktualisht ka 2.8 – 2.9 mjekë për çdo një mijë banorë. /SHENJA/