(VIDEO) Ekipet mjekësore do të vizitojnë 3000 familje të pavakisnuar për të diskutuar për përfitimet e vaksinave

Mbi 30 ekipe mjekësh nga Shtëpitë e Shëndetit të vendit do të shkojnë “derë më derë”, në 2 900 familje në 20 komuna ku ka njerëz të pavaksinuar për të diskutuar mbi përfitimet e vaksinave. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut do ta shënojë Javën Evropiane të Imunizimit 2023.
Ministria e Shëndetësisë informoi se në fushatën e vaksinimit do të përfshihen 20 komuna me 120 vendbanime rurale dhe urbane ku është regjistruan një mbulim më i ulët i fëmijëve të vaksinuar sipas kalendarit për imunizimin e detyrueshëm, si dhe vaksinimin kundër Covid-19.
MINISTRIA E SHËNDETËSISË
“Më shumë se 30 ekipe mjekësh nga Shtëpitë e Shëndetit të vendit shkojnë ‘derë më derë’, duke vizituar familjet ku ka njerëz të pavaksinuar. Ekipet informojnë familjet për përfitimet e imunizimit, ndajnë materiale promovuese dhe, në marrëveshje me prindërit, kanë mundësinë të caktojnë terminet e vaksinave nga kalendari i rregullt i imunizimit”.
Në kuadër të fushatës, të moshuarit mbi 60 vjeç kanë mundësinë të marrin në vend një vaksinë multivalente kundër Covid-19 si një dozë përforcuese. Fushata do të zgjasë pesë javë, deri në fund të majit .
Sipas raportit të fundit të UNICEF-it që u publikua javën e kaluar, në vitin 2021 Maqedonia e Veriut, së bashku me Bosnje-Hercegovinën dhe Kirgistanin, ishin në vendin e dytë në Evropë dhe Azinë Qendrore për sa i përket numrit të fëmijëve me “doza zero”. 11 % e fëmijëve nën një vjeç nuk kishin marrë asnjë dozë vaksine, në vend të parë është Moldavia, ku kjo normë është 13 për qind.
/SHENJA/