(VIDEO) Dyfishohet numri i veprave më të rënda penale

Për 10 % është rritur numri i krimeve, nga autorë të veprave penale si ato të moshës së rritur por edhe të fëmijëve. Kështu qëndron në raportin më të ri të Prokurorisë për vitin 2024, i cili thekson se njëkohësisht është rritur vëllimi i punës së prokurorive në vend.
MARKETING
Prokuroria Themelore Publike
“Gjatë vitit 2024, prokuroritë themelore publike në shtet kanë vepruar kundër gjithësej 37.255 autorëve të veprave penale, nga të cilët 25 909 ishin raste të reja. Ky raport tregon se këtë vit është regjistruar rritje domethënëse e veprave të reja penale për 10% krahasuar me vitin paraprak. Fëmijë që kanë kryer vepra penale vitin e kaluar kanë qenë 944, ndërsa këtë vit janë 1260”.
Raporti tregon se është shënuar rritje e dyfishtë e veprave më të rënda penale.
Prokuroria Themelore Publike
“Sipas të dhënave statistikore nga veprimet e prokurorive publike, këtë vit është vërejtur rritje e veprave penale –Vepra penale kundër jetës dhe trupit, ku bëjnë pjesë vrasjet, lëndimet e rënda dhe të lehta trupore, pjesëmarrje në rrahje, kërcënim me armë gjatë një rrahje ose përleshje e kështu me radhë. Veçanërisht është rritur numri i vrasjeve të kualifikuara si më të rënda, ku numri i këtyre rasteve është pothuajse dyfishura në krahasim me vitin 2023”.
Ndërsa rritje e përgjithshme është shënuar pothuajse te të gjitha veprat penale.
Rreth 40% është shënuar rritje në lëndët që lidhen me sigurinë e trafikut publik, përfshirë vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik, por edhe vepra tjera më të lehta të trafikut. Kjo sipas prokurorisë tregon nevojën për të përforcuar politikën ndëshkuese dhe masat tjera në drejtim të parandalimit të këtij lloji të veprave penale.
Emine Ismaili /SHENJA/