(VIDEO) Dyert e komunës së Vrapçishtit të mbyllura, Shabani ia hedh përgjegjësinë qeverisë
Komuna e Vrapçsishtit është përballur sot me një situatë të paprecedntë. Dyert e objektit të komunën sot kanë qenë të mbyllura, pasi administrata nuk ka shkuar në punë, për shkak se kryetarit të deritansishëm, Isen Shabani, dje i ka mbaruar mandati, ndërsa Qeveria ende nuk ka caktuar të besueshmin që do ta kryejë këtë detyrë. Shabani tha se veprimi i administratorëve është vullnetar dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë vendim. Ai tha se situata do të vazhdojë të jetë e tillë derisa të caktohet personi që do ta kryejë detyrën e kryetarit të komunës.
Isen Shabani, kryetar i deritanishëm i Vrapçishtit
“Mua dje, me datën nëntë më ka mbaruar mandati, sot jemi me datën 10. Këtë duhet ta pyesni qeverinë, apo të dërguarin, të besueshmin e qeverisë. Ai nga sot duhej të ishte në detyrë dhe sigurisht përgjegjësia është e tyre, e qeverisë dhe të besueshmit të qeverisë pse dera është e mbyllur. Mandait im dje ka mbaruar, sot unë jam qytetar i lirë”.
Ai pret që të përsëriten zgjedhjet siç i parasheh ligji në kodin zgjedhor. Ndërkaq, ka akuzuar KSHZ-në për standarde të dyfishta ndaj Komunës së Vrapçishtit, sepse edhe pse rezultatet përfundimtare u shpallën që në rrethin e parë, çështja ende prolongohet.
Isen Shabani, kryetar i deritanishëm i Vrapçishtit
“Në qoftë se u desht të pritet, duheshin të presin edhe komunat tjera, ku kandidatët për kryetar komunash kanë mbaruar në mandatin e parë dhe janë certifikuar dhe vazhdojnë detyrën si krryetar komunash dhe këshilli komunal. Më 29 tetor kemi rezultate finale për komunën tonë, ja që tani ata prolongojnë, presim sot a do të ketë sipas tyrë. Një është standard i dyfisht. Dhe pjesa tjetër, kryeministri tha se, unë do të dërgoj të besueshmin tim, ashtu siç e parasheh ligji, neni 234 në Kodin Zgjedhor është jashtëligjore”.
Komuna e Vrapçishtit, së bashku me komunat Gostivar, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë nuk arritën censusin e daljes në rrethin e parë dhe do të kenë përsëritje të zgjedhje. Sipas procedurave ligjore, pasi të përmbyllet procesi zgjedhor, KSHZ-ja e njofton Qeverinë, pastaj Qeveria ka afat prej 15 ditësh të veprojë dhe të njoftojë KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi brenda 60 ditësh të organizojë zgjedhje në ato komuna që nuk u arrit censusi.
Teuta Buçi /SHENJA/

