(VIDEO) Durmishi: Rroga e muajit mars do të jetë më e madhe për 2 000 denarë

(VIDEO) Durmishi: Rroga e muajit mars do të jetë më e madhe për 2 000 denarë

Për 2.000 mijë denarë do të jetë më e madhe rroga e muajit mars të vitit të ardhshëm, ka njoftuar ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi.

Sipas ministrit,  ky hap është pjesë e planit të Qeverisë për përmirësimin e standardit jetësor dhe përkrahjen e punëtorëve me të ardhura më të ulëta.

Ai gjithashtu njoftoi se me ndryshimet e reja ligjore Qeveria dhe ministria qw ai drejton po krijojnë kornizë të qëndrueshme, që do të mundësojë investime më cilësore, hapjen e vendeve të reja të punë. Shtoi se qëllimi është që përmes masave të reja të nxisim investime me vlerë më të madhe të shtuar, të cilat do të zhvillojnë industrinë e prodhimit.

BESAR DURMISHI – MINISTËR I EKONOMISË

“Janë kompani që realizojnë investim fillestar në shumën jo më pak se 100.000 euro, edhe atë në kuadër të industrisë përpunuese, si nxitës i sektorit real, të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të zotërojnë të paktën 51% të pronësisë së subjektit afarist. Është e rëndësishme të theksohet se subjektet me veprimtari në bujqësi primare, pylltari dhe peshkim, si dhe ato me aktivitete ndërtimore që lidhen me ndërtimin dhe shitjen e banesave dhe ndërtesave afariste, nuk kanë mundësi të aplikojnë”

Përndryshe, Durmishi ka njoftuar se zbatimi i ligjit fillon më 1 janar të vitit 2026, dhe se presin rezultate konkrete dhe të matshme, ndërsa tha se Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar në krijimin e klimës së parashikueshme dhe mbështetëse të biznesit.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING