(VIDEO) Durmishi premtoi rritje të pagës minimale deri në fund të vitit

(VIDEO) Durmishi premtoi rritje të pagës minimale deri në fund të vitit

Në seancën për pyetje deputetës deputeti i LSDM-së Fatmir Byqytqi e pyeti ministrin e Ekonomisë se a ka qeveria politikë ose masa konkrete që do të sigurojnë që puna të sjellë jetë dinjitoze posaqërisht në kushte kur paga minimale është shumë nën shportën sindikale, ndërsa paga mesatare gjithënjë e më e vështirë mbulon shpenzimet e jetesës. E sipas ministrit Besar Durmishit nuk ka person në sektorin publik që nuk merr pagë minimale, ndërsa shtoi se synojnë deri në fund të mandatit ta rrisin atë deri në 40%.

Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë   

“Nuk ka persona që merr pagë minimale, të gjithë janë që marrin paga më lartë se paga minimale dhe poashtu ka të punësuar që marrin paga më shumë se mesatarja dhe përmes dialogtu që kemi bërë në këtë vit, kemi arritur që në sektorin publik të rrisim pagën për gjithë administartorët. Kemi arritur që të përmbyllim në të gjithë sektorin publik, gjithë institucionet të rritet për 20% vetëm këtë vit bashkë me rritjen e pagës minimale”.

E deputeti Bytyqi e akuzoi ministrin Durmishi se në seancat për pyetje deputetësh po lexon fletët e njejta.

 Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së  

“Pas seancës do të kërkoj stenogramet nga seancat e mëparshme kur jeni përgjigjur se më duket se të njejtat fleta i përdorët edhe sot për tu përgjigjur në pyetjen time dhe mendoj se kjo nuk është adekuade për nivelin e komunikimit në Parlament. Herën tjetër, mundohuni që të përgjigjeni në atë që ju pyes”.

Durmishi u shpreh se me sektorin e bujqësisë po punojnë për një zgjidhje për tu liruar nga importi i produkteve ushqimore të cilat i kemi nga vendet fqinje sepse siç tha e kemi gjetur vendin 70% të varur nga produktet ushqimore të cilat importohen nga jashtë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING