(VIDEO) Drogë, fëmijë dhe shumë parregullsi në disa lokale nate, policia arreston 3 persona

(VIDEO) Drogë, fëmijë dhe shumë parregullsi në disa lokale nate, policia arreston 3 persona

Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se është  kryer një Aksion policor pas mesnate në disa lokale, kazino dhe bastore, në të gjithë territorin e vendit. Nga MPB gjithashtu sqarojnë se në këtë aksion  janë arrestuar tre persona, pasi janë konstatuar një sërë parregullsishë dhe është gjetur drogë.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë kontrollit, i cili përfshiu 290 lokale hoteliere, kazino dhe pika bastesh në tridhjetë lokacione në vend, u ndaluan tre persona. Në njërën prej tyre, në zonën e Shkupit, janë gjetur 7 pako me marijuanë. I dyti për armëmbajtje pa leje dhe tjetri për servim të alkoolit të miturve”.

Sipas MPB-së. Gjatë kontrollit, janë konstatuar dy shkelje të Ligjit për sigurinë private, dy nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike dhe një nga Ligji për letërnjoftim.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Inspektoratet kompetente kanë konstatuar të mitur në dy kazino, në kundërshtim me Ligjin për lojërat e fatit, ndërsa në dy objekte hoteliere dhe dy kazino janë konstatuar parregullsi sipas Ligjit për Inspektimin e Punës, për të cilat do të bëhen parashtresa përkatëse ndaj personave përgjegjës”.

Nga MPB theksojnë se kontrolle të tilla në lokale hotelierike dhe kazino do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING