(VIDEO) Drejtuesi i klubit bullgar kërkon përfshirje në ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Drejtuesi i klubit bullgar kërkon përfshirje në ndryshimet kushtetuese

Udhëheqësi i klubit të ndaluar ligjërisht  “Ivan Mihailov” nga Manastiri, ka paralajmëruar se do të bëjnë kërkesë në adresë të presidentit të shtetit Stevo Pendarovski, për të lejuar përfshirjen e komunitetit bullgar në procesin e ndryshimeve kushtetuese të vendit. Ljupço Georgievski deklaroi se është koha për t’i dhënë fund padrejtësive ndaj komunitetit, siç ka deklaruar ai.

“Meqenëse bëhet fjalë për veten tonë, ka kuptim të përfshihemi. Mendojmë se Bullgaria do të na mbështesë në këto kërkesa. Do ta lehtësojmë edhe rrugën drejt BE-së. Kemi bërë shumë sakrifica. Bullgarët në Maqedoni janë ditë më të mira”, deklaroi Georgievski.

Sipas tij, është imperativ që grupi do të merret me problemet e komunitetit bullgar, pasi që ata do të mund t’i ndihmojnë duke sqaruar se çfarë problemesh kanë.

Megjithatë, është pothuajse e sigurt se përgjigjja e presidentit do të jetë negative. Pak ditë më parë Pendarovski e ka cilësuar skandaloze  kërkesën e Bullgarisë për përfshirje në procesin e ndryshimeve kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. /SHENJA/

 “Në shekullin 21 është absolutisht e papërshtatshme të kërkosh të ndërhysh në politikën e brendshme dhe në proceset e brendshme politike dhe kushtetuese”, ka thënë presidenti Pendarovski.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut vlerëson se procesi i ndryshimeve kushtetuese është çështje e brendshme e vendit, e cila si obligim lidhet me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif