(VIDEO) Dogana sekuestroi 1.158 ora dore të falsifikuara

(VIDEO) Dogana sekuestroi 1.158 ora dore të falsifikuara

Janë sekuestruar mbi 1 mijë orë dore të falsifikuara nga brendet më të njohura tregtare në pikën kufitare “Bogorodicë”, për shkak të dyshimit të bazuar për shkelje të të drejtës së pronësisë intelektuale. Drejtoria e Doganave njoftoi se mallrat janë bllokuar dhe është filluar një procedurë për të përcaktuar origjinalitetin e produkteve.

DREJTORIA E DOGANAVE

Gjatë një kontrolli të mallrave të deklaruara për tranzit në pikën kufitare Bogorodicë, u sekuestruan gjithsej 1,158 orë dore me markat e mbrojtura tregtare ‘Rolex’, “Boss”, “Armani” dhe “Tommy Hilfiger”. Rasti u zbulua nga një ekip doganor mobil, i cili, për shkak të dyshimit, kreu një kontroll të detajuar, duke gjetur orë, vlera e të cilave, deklaruar sipas faturës nga një kompani kineze ishte 60,852 denarë”.

Ndërkaq, Drejtori i Doganave, Boban Nikollovski, tha se zyrtarët doganorë në pikat kufitare dhe ekipet mobile doganore deri në shtator të këtij viti kanë zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtës së pronësisë intelektuale, gjatë së cilave janë sekuestruar pothuajse 78 mijë produkte me emrat e markave të njohura tregtare. Nga to, në 37 raste tashmë është konstatuar se bëhet fjalë për falsifikime të gjithsej 27.329 produkteve.

BOBAN NIKOLLOVSKI, DREJTOR I DOGANAVE

Këtë vit deri në shtator kemi zbuluar 63 raste të shkeljes së të drejtës së pronësisë intelektuale, që paraqet një rritje prej mbi 40 për qind krahasuar me vitin e kaluar, kur në këtë periudhë ishin zbuluar 44 raste të tilla. Gjysma e rasteve, ose saktësisht 32 prej tyre, këtë vit janë zbuluar nga ekipet tona mobile doganore. Këto rezultate konfirmojnë qartë përpjekjet tona në luftën kundër tregtisë me falsifikime”.

Një nga prioritetet kryesore të Drejtorisë Doganore, siç theksojnë nga atje, është përmirësimi i kapaciteteve institucionale për një luftë efikase dhe efektive kundër falsifikimeve, përmes zbatimit të masave të përforcuara të kontrollit doganor për zbulimin dhe parandalimin e importit, tranzitit dhe eksportit të mallrave që shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale, si dhe përmes bashkëpunimit të shtuar me mbajtësit e këtyre të drejtave dhe përfaqësuesit e tyre në vend.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING