(VIDEO) Dita e fundit për formimin e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

(VIDEO) Dita e fundit për formimin e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese

Në mesnatë përfundon afati që ministria e drejtësisë ia dha partive politike dhe institucioneve për të emëruar përfaqësuesin e tyre në grupin e punës që do të merret me ndryshimet kushtetuese. Grupi i punës duhet të ketë 8 deri në 10 ekspertë. Partitë politike dhe disa instituvione i publikuan emrat e përfaqësuesve të tyre.

LSDM informoi se në grupet e punës ata do t’i përfaqësojë Cvetanka Ivanova, sekretare gjenerale e parlamentit.

Aleanca për Shqiptarët njoftoi se përfaqësues i partisë në grupin punues për ndryshimet kushtetuese do të jetë deputeti Remzi Mehmedi.

Partinë Demokratike Shqiptare do ta përfaqësojë Rametulla Kuqi.

BDI-në do ta përfaqësojë, deputeti Arbër Ademi

Edhe Besa e ka nominuar përfaqësuesi e saj në grupin e punës.

VMRO-DPMNE, Altenativa, “E majta”, partia Socialiste dhe Lidhja Demokratik në fundjavë njoftuan se nuk do të marrin pjesë në grupin punues.

Në opinion janë bërë të ditur emrat e disa ekspertëve që e kanë pranuar ose refuzuar ftesën për tu bërë pjesë e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese.

Profesori I të drejtës kushtetuese Jeton Shazivari e ka konfiormuar pjesëmarrjen në grupun e punës,  ndërsa profesori Vllado Kambovski e ka refuzuar pjesëmarrjen.

I pari në letrën e Ministrisë së Drejtësisë është përgjigjur presidenti Stevo Pendarovski, i cili ka konfirmuar se përfaqësues i tij në grupin punues për ndryshimin e Kushtetutës do të jetë profesori i Fakultetit Juridik, Aleksandar Spasov, i cili është këshilltar i tij juridik.

Grupi I punës duhet të përpilojë draftin e tekstit, pas së cilës do të organizohet një debat i gjerë publik. Për hapjen e Kushtetutës në Kuvend nevojiten 80 vota. /SHENJA/

 

 

MARKETING