(VIDEO) Disha: VLEN lejoi që me ligj të ndalohet përdorimi i abetares kombëtare

(VIDEO) Disha: VLEN lejoi që me ligj të ndalohet përdorimi i abetares kombëtare

Bashkimi Demokratik e Integrimit (BDI) dënon miratimin e ligjit në Kuvend të propozuar nga Ministria e Arsimit, me mbështetjen e koalicionit VLEN-DPMNE-së, që ndalon përdorimin e Abetares Kombëtare, një simbol i rëndësishëm i gjuhës dhe identitetit shqiptar, i cili përdoret nga të gjithë shqiptarët kudo në botë. Sipas partisë opozitare, ironikisht kjo bëhet pasi vetëm disa javë më parë, kryetarë komunash nga koalicioni VLEN bënë promovimin dhe shpërndarjen e kësaj abetareje si pjesë e një projekti të qeverisë së kaluar, duke e konsideruar atë si një arritje për nxënësit shqiptarë.

LIRIDON DISHA, BDI

“Sot, të njëjtët kanë propozuar dhe votuar ndalimin e saj, duke dhënë një mesazh të qartë për mungesën e respektit ndaj gjuhës shqipe dhe të drejtave arsimore të shqiptarëve. Një tjetër goditje ndaj barazisë dhe të drejtave të shqiptarëve është vendosja e një testi të detyrueshëm verëm për gjuhën maqedonase për të gjithë kandidatët për drejtorë të shkollave fillore, madje edhe në shkolla ku mësimi zhvillohet vetëm në gjuhën shqipe”

BDI vlerërson se ky veprim është diskriminues dhe krijon asimetri të thellë mes gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, duke dëmtuar rëndësinë dhe barazinë që garanton Kushtetuta.

LIRIDON DISHA, BDI

“Përpjekjet për të kufizuar institucionalisht dhe ligjërisht rëndësinë e gjuhës shqipe dhe për të diskriminuar shqiptarët në fushën e arsimit janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me aspiratat euroatlantike të vendit tonë. I bëjmë thirrje qeverisë aktuale me legjitimitet monoetnik që të heq dorë nga këto politika përçarëse dhe të rikthejë fokusin tek bashkëjetesa, barazia dhe respekti reciprok mes komuniteteve. Shqipëtarët kanë dhënë shumë për këtë vend dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet dhe respekt”

BDI shpreh gatishmërinë që të mbështes çdo debat mbipartiak në interes të depolitizimit të arsimit.

/SHENJA/

MARKETING