(VIDEO) Disa mësimdhënës në Shkollë Fillore “26 Korriku” nuk e pranojnë drejtoreshën e re

(VIDEO) Disa mësimdhënës në Shkollë Fillore “26 Korriku” nuk e pranojnë drejtoreshën e re

Në vend të mësimit, në shkollën e fillore “26 Korriku” në Shutkë është protestuar, pasi është shkarkuar drejtori i kësaj shkollë Driton Ganiu. Të revoltuar nga ky vendim, mësimdhënësit dhe punonjësit e shkollës sot kanë bojkotuar mësimin, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj emërimit të Besare Sejdi në krye të këtij institucioni.

SEMIHA RAKA, PËRFAQËSUESE E STAFIT TË SHKOLLËS

“Stafi mësimor shprehet kategorikishtë dhe pa më dyshje kundër ri emërimit të saj, pasi një veprim i tillë bie ndesh me interesin publikë, parimet e menaxhimit funksional të institucionit edukativo-arsimor dhe gjendjen reale në kolektiv”.

Ndërkaq, zv/drejtori i shkollës Sadri Arifi, tha se kjo që po ndodh në shkollën “26 Korriku” është e paligjshme, pasi  ai tha se, drejtori Driton Ganiu ka mandat edhe katër vjet dhe i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.

SADRI ARIFI, ZV/DREJTOR I SHKOLLËS FILLORE “26 KORRIKU”

“Ne, si kolektiv, nuk duam të jemi viktimë e këtyre veprimeve, ashtu siç nuk duhet të jenë as nxënësit. Faktikisht, këtu bëhet fjalë për rreth 2.000 nxënës dhe 150 arsimtarë. Kjo çështje duhet të trajtohet seriozisht nga komuna, Ministria e Arsimit, pushteti qendror dhe ai lokal, dhe të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Nuk është e pranueshme që, për interesa personale, të ndryshohet drejtori brenda natës, kur ai ka ende mandat dhe i plotëson të gjitha kushtet ligjore”.

Stafi mësimor kërkon publikisht dhe në mënyrë formale  që drejtoresha e emëruar nga komuna, Besare Sejdi, të mos vazhdojë ushtrimin e funksionit të drejtoreshës dhe që në funksionin e drejtorit të mbetet drejtori aktual, Driton Ganiu. Ata theksojnë se bojkoti dëmton nxënësit, të cilët humbin mësimin në prag të përfundimit të gjysmëvjetorit, por gjithashtu njoftojnë se orët e humbura do të kompensohen. Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING