(VIDEO) Dimitrov: Europa nuk mund të na i zgjidhë problemet me korrupsionin

(VIDEO) Dimitrov: Europa nuk mund të na i zgjidhë problemet me korrupsionin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov tha se është kaluar kufiri kur partizimi e bën sistemin jofunksional  dhe se nuk mund të flitet për koalicion pro-evropian dhe bllok pro-evropian ndërkohë kur korrupsioni dhe partizimi po zgjerohen. Dimitrov  për Zërin e Amerikës deklaroi se shpesh ekziston iluzioni se procesi evropian do ta zgjidhë atë problem.

NIKOLLA DIMITROV, ISH-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Procesi evropian mund të ndihmojë shumë, por ne duhet ta kryejmë vetë punën tonë. A mund ta bëjmë tortën e partive pak më të hollë që të ketë pak tortë edhe për popullin? Nuk mendoj se është një betejë që dikush tjetër do ta kryej për ne”.

Ai tha se Revolucioni Shumëngjyrësh tregoi se kur qytetarët e ngrenw zërin gjërat lëvizin dhe politika frikësohet.

NIKOLLA DIMITROV, ISH-MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

“Duhet të gjejmë një mënyrë për ta zëvendësuar apatinë me betejë dhe aktivitete, t’i shtyjmë partitë të mos ndërhyjnë se kush është mësues në shkollë të mesme dhe drejtori i një spitali nuk duhet të jetë degë e partisë. Busulla ka humbur dhe ne duhet të bëjmë hapa të mëdhenjë prapa”.

Dimitrov theksoi se për momentin nuk dihet nëse BE është gati të pranojë anëtarë të rinjë edhe nëse ata janë plotësisht të përgatitur. Ai shtoi se ne kemi nevojë për sinqeritet dhe ndershmëri më të madhe, e cila nga ana tjetër na bën të përgjegjshëm që të jemi të sinqertë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut. “NATO dhe BE mund të ndihmojnë, por jo nëse nuk luftojmë ne vetë në shtëpinë tonë. Më pak panik, më shumë punë e ndershme në shtëpi”, tha  Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING