(VIDEO) Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

(VIDEO) Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Basha i mori 73 vota për, 30 kundër, ndërsa tetë deputetë abstenuan. Zgjedhja e Bashës kryeparlamentar i hap rrugën konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re, pas një ngërçi të gjatë politik, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit ka thënë se ndjen përgjegjësinë e madhe që i është besuar. Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim dhe unifikim.

DIMAL BASHA, KRYEPARLAMENTAR I KOSOVËS

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizjen Vetëvendosje dhe Albin Kurtin më së miri e përfaqëson Dimal Basha.

MEMLI KRASNIQI, KRYETAR I PDK-SË

Në një situatë normale asnjëherë nuk do ta votonin dikë si Dimali…”

Ndërkohë, Albulena Haxhiu, e cila ishte emri që shkaktoi ngërçin, është zgjedhur nënkryetare së bashku me Vlora Çitakun e PDK-së dhe Kujtim Shalën e LDK-së.

Pas zgjedhjes së Bashës, ai ka pranuar shumë urime, ndër të tjera edhe prej kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe atij të Shqipërisë. /SHENJA/

MARKETING