(VIDEO) Digjet vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës

(VIDEO) Digjet vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës

Në orët e hershme të mëngjesit, është djegur vetura zyrtare e drejtorit të burgut të Idrizovës, Zoran Jovanovski. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kisela Voda të Shkupit, ku është parkuar nga vet drejtori i burgut të Idrizovës.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Me datë 15.05.2024 rreth orës 03:35 në Stacionin Policor Kisella Vodë në Shkup është raportuar se në rrethinën e Kisella Vodës është djegur automjeti i parkuar ‘Volkswagen Passat’ me targa të Shkupit në pronësi të Burgut të Idrizovës, e cila ka qenë e parkuar nga Z.J.”

Nga MPB thonë se nga zjarri janë përfshirë një pjesë e fasadës së objektit dhe disa mjete në ballkonet e kateve të poshtme mirëpo nuk ka persona të lënduar. Nga MPB shtojnë që po ndërrmeren masa për zbardhjen e rastit.

Përndryshe, në pozitën e drejtorit të burgut “Idrizovë”, Jovanovski ishte emëruar në vend të Shpend Tahiriт. Ky shkarkim nga Qeveria, ndodhi në vitin e kaluar në të njëjtën ditë kur u zbulua se brenda burgut ishte zbuluar një tunel ku thuhej se ishte rreth 60 metra, i hapur nga të dënuarit që përgaiteshin për arratisje.

Ky burg ka qenë cak i bastisjeve muajve të fundit për shkak të dyshimeve se ata që ndodhen pas hekurave për shkak të krimeve, vazhdojnë këtë zinxhir nëpër qelitë e burgut, ku në disa raste gjatë kontrolleve janë gjetur celularë, drogë, sende të mprehta e para.

/SHENJA/

MARKETING