(VIDEO) Detaje nga plagosja në Çair: Dorasi doli nga makina, qëlloi disa herë!

(VIDEO) Detaje nga plagosja në Çair: Dorasi doli nga makina, qëlloi disa herë!

Një 19-vjeçar nga Shkupi me inicalet A.B është lënduar mbrëmë  rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Ministria e Punëve të Brendshme në lidhje me ngjarjen ka deklaruar se personi i lënduar në një bisedë zyrtare ka sqaruar se në ato momente ka qenë duke ecur në rrugë kur një person me inicialet B.B ka dalur nga vetura dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 minuta ku personi i cili ka gjuajtur ka qenë me veturën “Pasat”.

Minstria e Punëve të Brendshme

“Është konfirmuar se personi i plagosur është A.B (19) nga Shkupi, i cili në bisedë me zyrtarët policor ka shpjeguar se përderisa ka qenë duke lëvizur në këmbë në rrugën ‘Cvetan Dimov’ nga një makinë ka dalë B.B dhe ka shtënë ndaj tij disa herë me pistoletë. Po punohet në zbardhjen e rastit”.

Personi i lënduar mbrëmë pas të shtënave është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naumi i Ohrit” për të marrë ndihmë mjeksore. Nga Ministria e Punëe te Brendshme thonë se po merren me zbardhjen e rastit.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING