(VIDEO) Deri në javës do të vendoset marzhë për çmimet e makaronave

Deri në fund të javës do të merret Vendimi për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe po bëhen analiza për mundësinë e ngrirjes së çmimit të produkteve të qumështit, paralajmëroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në një emision në tv 24, Bekteshi tha se ulja minimale e këtyre produkteve do të jetë 10 %.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Gjatë kësaj jave do të merret vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera ushqimore, janë duke u bërë analiza nga Ministria e Ekonomisë në fushën e çmimeve të importit, janë duke u diskutuar me shoqatat brenda odave dhe të dhënat janë duke u marrë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Me shumë mundësi deri në fund të javës do të ketë një vendim për ngrirjen e çmimeve të makaronave dhe shpagetave.Ulja minimale do të jetë 10% nga çmimet ekzistuese”.

Ministri tha se disa kompani ushqimore tashmë kanë shpallur në mënyrë të pavarur uljen e çmimeve të produkteve të tyre dhe u bëri thirrje kompanive të tjera që të ndjekin këtë shembull.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

 “Sot kemi pasur njoftime nga prodhues të caktuar të produkteve bazë për uljen e çmimeve të tyre dhe unë dua t’i inkurajojë prodhuesit e tjerë që të marrin vendim për uljen e çmimeve vetë pa vendim të Qeverisë. Në rast se kjo nuk bëhet në mënyrë të pavarur, dhe analizat tregojnë hapësirë për ulje, atëherë do të marrim një vendim për produktet e tjera, dhe kjo në përgjithësi përfshin produktet e qumështit”.

Sa i përket vajit për gatim, ministri tha se në 10 ditët e ardhshme të gjithë prodhuesit pritet të kenë çmim nën 100 denarë për litër.

Më 28 shkurt, qeveria ngriu çmimin e bukës, vendim ky që hyri në fuqi më 1 mars. Sipas vendimit të qeverisë, buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë që peshon 450 gramë nuk mund të shitet më shumë se 33 denarë. /SHENJA/

MARKETING