(VIDEO) Deri në fund të prillit pritet të gjendet zgjidhje e re ligjore për ligjin për mediat

(VIDEO) Deri në fund të prillit pritet të gjendet zgjidhje e re ligjore për ligjin për mediat

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, pret që deri në fund të prillit të dalë me një zgjidhje të re ligjore për Ligjin për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive. Këtë e bëri të ditur gjatë prezantimiт publik të projektit të BE-së “BE për lirinë e shprehjes: harmonizimi i legjislacionit kombëtar të medias me ligjin e BE-së dhe standardet evropiane të medias”.

ADMIRIM ALITI ,MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS

“Për Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizive, i cili është në Ministrinë tonë dhe i cili duhet të harmonizohet me Direktivën e BE-së për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audiovizuale, nga viti 2018 është formuar një grup ekspertësh me mbështetjen e zyrës së Komisionit Evropian në Shkup, dhe atje kemi ekspertë nga jashtë, ekspertë vendorë, si dhe nga ministria jonë. Ata janë duke punuar së bashku dhe si afat të synuar kemi deri në fund të prillit për të dalë me një zgjidhje të re ligjore”.

Ambasadori evropian në Shkup, David Geer tha se reformat e thella janë të rëndësishme jo vetëm për shkak të kushtëzimit në rrugën drejt BE-së, por edhe për të ndërtuar një shoqëri rezistente, konkurruese, që u përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe mbron të drejtat e tyre themelore, duke përfshirë në drejtimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së aksesit ndaj informacionit.

DAVID GEER, AMBASADORI EVROPIAN NË VEND

“Kjo është shumë e rëndësishme veçanërisht në kontekstin e burimeve masive të lajmeve të rreme. Autoritetet, së bashku me median dhe shoqërinë civile, duhet të promovojnë shkrim-leximin mediatik, aftësinë e qytetarëve për të kuptuar informacionin, i cili ndërton rezistencë ndaj lajmeve të rreme dhe dezinformatave. Puna e medias duhet të ruhet dhe forcohet”.

Ambasadori Geer shtoi se mediat kanë një rol të rëndësishëm për t’i ofruar publikut informacion të saktë, faktik për çështje të rëndësishme dhe procesin e anëtarësimit në BE.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING