(VIDEO) Deputetët nesër pasdite votojnë për shkarkimet dhe emërimet e ministrave

(VIDEO) Deputetët nesër pasdite votojnë për shkarkimet dhe emërimet e ministrave

Përbërja e re qeveritare me emrat e ministrave dhe zëvendës ministra të ri, të hënën pasdite  do të jetë para deputetëve të kuvendit.  Në seancën parlamentare të rikonstruimit të qeverisë së pari do të shkarkohen 4 ministra, e më pas pritet që të votohen katër ministra të rinj. Nëse votohet për ministrat e rinj, seanca do të vazhdojë me shkarkimin e 5 zëvendës ministrave dhe më pas me votimin e 5 zëvendës ministrave, njëri prej të cilëve kalon nga një resor në tjetrin.

LSDM e Dimitar Kovaçevskit thotë se është siguruar shumica për reforma kurse për opozitën mdryshimet e përbërjes së Qeverisë janë  “Pazar 3”, lista për vazhdimin e krimit dhe tenderëve në katër sy.

NAUM STOILLKOVSKI

”Lista e propozuar për ministra dhe zëvendës ministr të rinj në qeveri është një listë e vërtetë “Pazar 3” për të shpëtuar qeverinë e Ahmetit dhe Kovaçevskit, duke e zgjatur afatin për krim, tenderë, kriza dhe disfata për Maqedoninë. Ndër të tjera, Kovaçevski duhet të sqarojë propozimet, por nuk duhet t’i lërë jashtë”.

Zëdhënësi I VMRO-DPMNE numëroi një sërë kritikash për se cilin propozim veç e veç.

Krenar Lloga është propozuar për ministër në Ministrinë e Drejtësisë, Fatmir Mexhiti në Ministrinë e Shëndetësisë, Azir Aliu në Ministrinë e Shoqërisë Informative dhe Administratës dhe Kaja Shukova është propozuar në ministrinë e e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Tiron Jajaga nga Aleanca,  për zëvendësministre e Drejtësisë është propozuar Viktorija Avramovska – Madiq nga LSDM,  për zëvendësministre e Bujqësisë Vjollca Berisha nga Aleanca,  për zëvendësministre e Shëndetësisë Maja Manoleva nga LSDM dhe për zëvendësministër të Arsimit Agim Nuhiu I BDI.

Izet Mexhiti nga Grupi i Zjarrit ditë më parë njoftoi se nuk do të votoj për rikonstruimin e qeverisë. Nga  ky grup reaguan lidhur me shkarkimin e zv/ministrit të Mbrojtjes Bashkim Hasani.

Pavle trajanov I Lidhjes demokratike ka kushtëzuar votimin e ministrave të rinj.  /SHENJA/

 

 

MARKETING