(VIDEO) Deputetët kërkojnë nga institucionet masa për parandalimin e femicidit

(VIDEO) Deputetët kërkojnë nga institucionet masa për parandalimin e femicidit

Ngjarja e rëndë në Veles, ka nxitur reagime të menjëhershme, përfshirë edhe atë të deputetëve të Kuvendit, të cilat kanë ftuar për respektim të vazhdueshëm të ligjeve, reagim në kohë dhe efikas nga të gjitha institucionet kompetente për mbrojtjen, parandalimin dhe preventivë të dhunës ndaj grave. Deputetja Jovanka Trençevska, duke folur në emër të Klubit të Deputetëve, tha se i kanë mbështur njëzëri ndryshimet në Kodin Penal ku femicidi trajtohet si vepër penale.

JOVANA TRENÇEVSKA, DEPUTETE

“Kërkojmë nga instituçionet kompetente të marrin të gjitha masat për mbrojtjen e viktimave dhe preventivën e femiçidit. Ne, gratë e Parlamentit, dënojmë unanimisht, ashpër dhe fuqishëm rastet e shpeshta jo vetëm të dhunës brutale, por edhe të femiçidit! Ne kërkojmë nga organet gjyqësore të marrin parasysh Konventën e ratifikuar të Stambollit dhe dispozitat e Kodit Penal që janë në harmonizim me të, Femicidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave thjesht sepse janë gra”.

Trençevska më tej shtoi se, dhuna ndaj grave duhet të dënohet publikisht dhe të sanksionet nga ana e institucioneve.

JOVANA TRENÇEVSKA-DEPUTETE

“Femiçidi është forma më e rëndë e dhunës ndaj grave, vetëm për shkak se janë gra. Gratë duhet të ndihen të sigurta dhe të mbrojtura – dhe këtë duhet ta garantojnë të gjitha instituçionet e shtetit. Ne, gratë e parlamentit, e dënojmë njëzëri, fuqishëm dhe pa mëdyshje jo vetëm dhunën e egër që po përsëritet, por edhe vetë aktet e femiçidit”.

Kujtojmë se më 15 shtator, në Veles ndodhi një tragjedi familjare, ku një ish-partner ka vrarë ish-partneren dhe babanë e saj me një send të mprehtë, dhe në fund ka kryer vetëvrasje.

/SHENJA/

MARKETING