(VIDEO) Deponive ilegale po u vjen fundi, qendrat rajonale së shpejti gati
“Ligji për Mbrojtjen e Natyrës tashmë është në ENER”. Kështu deklaroi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha. Sipas tij, me miratimin e këtij ligji pritet të forcohet sistemi për mbrojtjen e natyrës, si dhe të sjellë një sërë përfitimesh të tjera në ruajtjen dhe avancimin e mjedisit natyror.
MUHAMET HOXHA, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMI HAPËSINOR
“Me miratimin e këtij ligji, pritetet forcimi i sistemit për mbrojtjen e natyrës, përmisimi i menaxhimit të resurseve natyrore, harmonizimi me direktiva evropiane dhe përmbushja e obligimeve ndërkombëtare të shtetit në fushën e Mjedisit Jetësor dhe jo-diversitetit”.
Hoxha foli edhe për deponitë ilegale në Likovë dhe Haraçanin, dhe siguroi se me realizimin e projekteve për ndërtimin e qendrave rajonale për grumbullimin e mbetjeve në Sveti Nikollë, Rusinë dhe Novaci, do t’i vijë fundi të gjitha deponive ilegale.
MUHAMET HOXHA, MINISTËR I MJEDISIT JETËSOR DHE PLANIFIKIMI HAPËSINOR
“Ndërtimi i qendrave rajonalepër grumbullimin e mbetjeve, mbetet në fokus të punës së Minsitrisë së Ekologjisë, konkretishtë për pyetjen që e parashtroni, që ka të bëjë me qendrat rajonale për grumbullumin e mbeturinave në Sveti Nikollë. Procedurave për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për realizimin e këtij projekti është në fazën përfundimtare dhe shpresojmë se do të përfundojë me sukses dhe do të fillojë ndërtimi i i kësaj qendre”.
Ministri njoftoi se ky projekt do të realiziohet me mjetet e siguruara nga Bashkimi Evropian dhe IPA-fondet.
Samir Mustafa /SHENJA/

