(VIDEO) Demiri paralajmëroi shkarkim të drejtorit mjekësor të Toksikologjisë

(VIDEO) Demiri paralajmëroi shkarkim të drejtorit mjekësor të Toksikologjisë

Drejtoresha financiare e klinikës së toksikologjisë Besija Iljazi deklaroi se drejtori medicional i klinikës Danill Petrovski nuk i nenshkruan marrëveshjet e 18 punonjësve medicinal, të cilëve u janë skaduar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe për këto 4 muaj këta punonjës punojnë pa paga. Siç sqaroi drejtoresha, në këtë klinike drejtori medicinal ka bërë veprime të cilat janë në kundershtim me ligjin dhe shpalosi dokumentet se për këta 18 punonjës para se të vinte ajo në funksion pagesat për kujdestaritë që personeli mjekësor i ka kryer u janë bërë kohëpaskohe nëpërmjet mjekëve të tjerë të punësuar me para në dorë.

BESIJA ILJAZI, DREJTORESHË EKONOMIKE E KLINIKËS SË TOKSIKOLOGJISË

“Me 28 dhjetor 2023 është bë kërkesë nga ana e toksikologjisë nuk e di nga kush dhe është dërguar te ministria e shëndetësisë për 18 kontrata por me qëllim, në këtë document shkruan “novi kadri” ajo sa të vërehet në fillim të gjithë e refuzojnë sidimos tash në kohë të zgjedhjeve. Duke analizuar në maksimun që nga data 14 shkurt kur kam ardhur këtu e kam përgatitur dokumentin e ri , duke e bërë në vend të asaj novi kadri, “itno prodolzuvanje na dogovor na dello na postoecki angaziran kadar na slednite profili” duke e bërë në këtë mënyrë më është pranuar nga ministria e shëndetësisë, nga fondi dhe ministria e financave dokumentin” .

Ajo thotë se derisa është realizuar kjo procedurë ka pasur shpifje të shumta nga drejtori dhe një grup mjekësh me qëllim që të mos iu vazhdohet kontrata këtyre të punësuarëve sepse janë shqiptarë. Ajo njoftoi edhe për shkelje të tjera të ligjit nga drejtori, sepse ka punësuar nusen e djalit të tij e cila nuk figuron askund në listën e pagesave të pagave.

Punëtorët të cilët presin për nënshkrimin e kontratave të revoltuar thonë se kanë punuar për 4 muaj pa paga, me pengesa në punë dhe janë hasur me shumë padrejtësi.

 

KANITA GUXHUFUI, SEKRETARESHË E KLINIKËS

“Jemi 5 motra medicionale, 2 biollog, 1 laborant, 2 janë administrative, 2 janë lart në zyrë, 3 apstruse dhe 3 bolniçar, qe 4 muaj jemi pa rroga prej janarit deri më tash. Ndërrimin e natës vetëm për muajin e 1 janu kanë lëshu nëpërmjet tjeterkujna dhe u janë dhënë motrave tona. Kemi ardhë në punë çdo ditë prej orës 7 e 30 deri ora 2 e 30 apo 3 kemi ndjetur këtu ku jemi nuk na kanë lë të hyjmë brenda , nuk kemi guxu të punojmë as në intenzivna shkaku i doktor Niko Bekarovskit”

AMIT ZEQIRI ADMINISTRATOR

“Shantazhi më shumë është se dhimbja më e madhe se jemi një numër i madh i shqiptarëve të cilët ndoshta ajo është arsyeja që nuk ka punësime në këtë klinikë, për shkak ne kemi ardh katër muaj,dmth prej pas vitit të ri nuk kemi tpaguar as një denarë”.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Demiri në konferencën e sotme për media ka njoftuar shkarkimin e drejtorit mjekësor të Klinikës së Toksikologjisë sepse siç tha ai,  ai dhe disa mjek në atë klinikë kanë shprehur fyerje dhe ofendime në baza nacionale.

ILIR DEMIRI, MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Drejtori medicional dhe disa mjekë, edhe në rrejte sociale kanë shprehur ofendime. Nuk mundet një mjek të mendoj ashtu dhe të shprehet me atë fjalor. Unë do të marrë masa serioze dhe drejtorin do ta shkarkojë nga detyra edhe pse jemi para zgjedhjeve”.

Demiri njoftoi se ka angazhuar institucionet përkatëse për hetimin e mëtejshëm të situatës. Nga muaji dhjetori i 2023 18 të punësuarve të toksikologjisë u ka skaduar kontrata e punës dhe tani me katër muaj punojnë pa paga.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING