(VIDEO) Delegacioni i OJQ-ve nga RMV i përfunduan takimet në Turqi: 14 maji ditë e rëndësishme për Ballkanin

(VIDEO) Delegacioni i OJQ-ve nga RMV i përfunduan takimet në Turqi: 14 maji ditë e rëndësishme për Ballkanin

Përfaqësuesit e OJQ-ve nga Maqedonia e Veriut, mbrëmë e kanë përfunduar me sukses agjendën e tyre të takimeve një javore me sektorin civil dhe zyrtarët e lartë shtetëror të Turqisë.

Që nga 6 maji e deri në përfundimin e fushatës zgjedhore në Turqi, delegacioni i OJQ-ve nga vendi, në përbërje të shoqatave “Merhamet”, “Vizioni-M”, “Ensar” dhe “Köprü”, kanë realizuar një sërë takimesh me organizata joqeveritare turke, diasporën shqiptare si dhe me personalitete të njohura të qeverisë aktuale turke.

Në kuadër të takimeve të zhvilluara në Stamboll, delegacioni i OJQ-ve kanë realizuar takim me shoqatat “Üsküp Derneği”, takim me kryetarin e Zonës Industriale të Kimisë në provincën Tuzlla të Stambollit (KOSB), z. Melek Aras, takim me shoqatën e mirënjohur turke IHH, takimet me diasporën shqiptare të Ballkanit: shoqatat “Esenler Rumeliler Derneği”dhe “Mehmet Akif Ersoy”, takimi me përfaqësuesit e Lëvizjes Civilizuese Humane (Insan ve Medeniyet Hareketi) dhe takim me kryetarin e organizatës partnere “Vefa Vakfı” me qendër në Gjermani.

Gjitha këto takime ishin në frymën e bashkëpunimit miqësor dhe vëllazëror të kohezionit shekullor mes shqiptarëve dhe vëllezërëve turk, si në aspekt kulturor, humanitar dhe politik.

Ndërsa, sa i përket takimeve me përfaqësuesit politik shtetëror, ajo që vlen të theksohet me këtë rast është se në tubimin e madh të Stambollit që u mbajtë më 7 maj, delegacioni i shoqatave nga vendi, kanë qenë pjesëmarrës si mysafirë special të AK Partisë.

Përveç kësaj, gjatë qëndrimit të tyre në Stamboll, përfaqësuesit e shoqatave: ”Merhamet”, “Vizioni-M”, “Ensar” dhe “Köprü”, kishin rastin që të takohen edhe me krerët e lartë të partisë në pushtet, AK Parti, siç mund të ceken takimet me: zëvendëskryetarin e AK Partisë, Numan Kurtullmush, takimi me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop, takimi me ministrin e Mjedisit, Urbanizmit dhe Ndryshimeve Klimatike, bartësin e listës për qytetin e Stambollit, Murat Kurum, si dhe takimi me kandidaten për deputete nga rradhët e AK Partisë, znj. Ebru Saraxhogllu (Ebru Saraçoğlu), e cila është me prejardhje nga qyteti i Ohrit.

Ndërkaq, gjatë qëndrimit të tyre disa ditorë në qytetin e Bursës, përfaqësuesit e OJQ-ve nga vendi, gjithashtu kanë realizuar aktivitete dhe takime tejet frytëdhënëse dhe shumë të rëndësishme me krerët më të lartë të partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të Erdoganit, siç vijon: takimi me kryetarin e komunës së Osmangazit, z. Mustafa Dündar dhe nënkryetarin e Bashkisë së Bursës nga AK Parti, z. Adnan Kurtullush, takimi në vendin historik “Kozan Han”, me nënkryetarët e AK Partisë, Hajati Jazëxhë (Hayati Yazıcı), ish ministrin e Punëve të Brendshme, nënkryetarin për Marrëdhënie me Jashtë, Efkan Ala, kryetarin e Bashkisë së Bursës, Alinur Aktash, vizitë standit zgjedhor të Lëvizjes Nacionaliste (MHP) – partner i koalicionit Aleanca Popullore, pjesëmarrje në hapjen e shtabeve zgjedhore në lagjet: Vatan dhe Zafer, ku banorët janë me shumicë shqiptare, ndërsa fjalë rasti kishte edhe përfaqësuesi i OJQ-ve, Sylejman Baki, takimi me ministrin e Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

Mbrëmë, delegacioni i OJQ-ve, realizuan takim edhe me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të AK Partisë, Bylent Turan (Bülent Turan), me ç’rast u ritheksua edhe njëherë rëndësia e stabilitetit politik të Turqisë dhe vazhdimësia e projekteve strategjike mes Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.

Përfaqësuesit e vendit, agjendën e tyre të takimeve e përmbyllën me takimin e realizuar me studentët shqiptarë të Ballkanit, ku kishin rastin të dëgjojnë përvojat e tyre studentore në shtetin turk.

Në lidhje me përvojën dhe ecurinë e aktiviteteve një javore në Turqi, fushatën zgjedhore, takimet me sektorin civil dhe përfaqësues të lartë të skenës politike turke,  TV Shenja pati rastin që të merr prononcim nga përfaqësuesi i OJQ-ve, Xhihad Husejini, i cili deklaroi: ”Gjatë kësaj jave deri në përfundimin e kampanjës zgjedhore në Turqi, kemi qëndruar atje duke realizuar takime shumë të frytshme si me sektorin civil, njashtu edhe me përfaqësues të lartë të shtetit vëlla turk. Ajo që vlen të theksohet në këtë rast, është se me të vërtet zgjedhjet e nesërme në Turqi, janë tepër të rëndësishme si nga aspekti kulturor, social, humanitar dhe politik, gjithashtu janë të vlefshme për rajonin dhe kombin tonë. Dita e nesërme, pra 14 maji, është ditë e rëndësishme jo vetëm për Turqinë, por edhe për Ballkanin, Lindjen e Mesme dhe gjithë myslimanët”, përfundoi Husejini.

Delegacioni i OJQ-ve nga Maqedonia e Veriut ishte i përbërë nga: prof. dr. Adnan Ismaili – kryetar i bordit të OKH “Merhamet”, kryetari i shoqatës “Ensar”, prof.dr. Sylejman Baki bashkë me anëtarët e bordit të shoqatës, kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi, anëtarët e bordit Bekim Sulejmani dhe Xhihad Husejini, kryetari i SHK “Vizioni M”, Taxhudin Shabani, bashkë me anëtarët e shoqatës, dhe kryetari i shoqatës “Köprü”, Husrev Emin, së bashku me anëtarët e shoqatës.

Nesër, më 14 maj, do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Turqi, ndërsa me këtë rast popujt e Ballkanit, e në veçanti shqiptarët e vendit presin fitoren e rradhës të presidentit Erdogan. /SHENJA/

MARKETING