(VIDEO) Debati për rikonstruimin e Qeverisë hyri në javën e dytë

(VIDEO) Debati për rikonstruimin e Qeverisë hyri në javën e dytë

Debati për rikonstruimin e qeverisë hyri në javën e dytë. Me propozimin për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti, Kuvendi  po e vazhdon seancën e 104-të.  Debati për këtë pikë filloi të premten, pasi të enjten në mbrëmje përfundoi debati për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali. Votimi për shkarkimin e ministrit Sali duhet të caktohet në mënyrë shtesë.  Gjatë debatit të sotëm, deputetja e VMRO-së,  Ivanka Vasillevska  tha se nuk ka nevojë për rikonstruim të  qeverisë por duhet shpërbërë kuvendi dhe të shkohet në zgjedhje . Vasilevska pyeti mos ndoshta shkak I largimit nga kabineti I qeverisë të ministrit të shoqërisë informatike është  fakti se ai nuk është i korruptuar.

Ivanka Vasillevska, deputete e VMRO-së

“Pse po e largoni në mënyrë brutale nga kabineti qeveritar ministrin e shoqërisë Informatike? Pse nuk ishte I korruptuar, pse ishte profesionist apo pse nuk ishte I përshtatshëm për ju? Nuk ka nevojë për rikonstruim, nuk ka asnjë shpresë, ndaj më mirë të gjitha bashkë të merremi vesh dhe ta shpërbëjmë kuvendin dhe të shpallim zgjedhje të parakohshme”.

Ndërsa LSDM akuzoi VMRO-në  se e ka partizuar administratën dhe I ka larguar mjekët e rinj nda vendi. Deputetja e kësaj partie zhaklina llazarevska I tha VMRO-së së zgjedhje të parakohshme do të ketë kur t;I kenë 61 deputetë.

Zhaklina Llazarevska, deputete e LSDM-së

“Ju i vodhët qytetarët. Ju u kujdesët për monumentet më mirë dhe më shumë sesa për  qytetarët.  Keni shpenzuar për çokollatë dhe jo për bukë për qytetarët. …Zgjedhje do të ketë atëher kur ju do ti siguroni 61 deputetë dhe këtu do të votoni për mos-besim ndaj qeverisë apo për të lëshuar paralamentin, e atëher do të ketë zgjedhje”.

Krahas shkarkimeve të Bekim Sali dhe Admirim Alitit, në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe shkarkimi i ministrit pa resor të obliguar për Diasporë, Xhemail Çupi si dhe të shkarkohen zëvendës ministrat e Mbrojtjes, Bujqësisë dhe Arsimit .

Pas kësaj duhet ët votohet për emërimin e Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër të Shoqërisë Informatike, Krenar Logës për ministër të Drejtësisë ,  Kaja Shukova për ministre të Ambientit Jetësor dhe të Zëvëndës ministrave  Tiron Jajaga në Ministrinë e  Mbrojtjes, Viktorija Avranmovska – Madiq në atë të Drejtësisë, Maja Manovleva – Shëndetësi, Vjollca Berisha – Bujqësi dhe Agim Nuhiu si zv ministër në Ministrinë e  Arsimit dhe Shkencës.

Kuvendi paraprakisht i ka konstatuar dorëheqjet e ministrit të Drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe ministrit të Ambientit Jetësor Naser Nuredini, si dhe zëvendës ministrave të Shëndetësisë Vlladimir Rendevski dhe të Drejtësisë, Agim Nuhiu. /SHENJA/

 

 

MARKETING