(VIDEO) Debat në Shenja, Ziberi dhe Mustafa kritikojnë veprimet e kryetarit të kushtetueses

(VIDEO) Debat në Shenja, Ziberi dhe Mustafa kritikojnë veprimet e kryetarit të kushtetueses

Gjykata Kushtetuse dhe deklarata e kreut të këtij institucioni, Darko Kostadinovski, të bërë disa ditë më parë, ku tha se njoftimet për “Qytetin e sigurtë” dërgohen në gjuhën maqedonase dhe mund të dërgohen edhe në gjuhën angleze, por jo në gjuhën shqipe, ka qen tem e diskutimit në emision “Debat në Shenja”, ku të ftuar kanë qen ish avokati i popullit Naser Ziberi dhe Ish-anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa.

Ziberi, e ka cilësuar si të gabuar dhe të ngutshëm vendimin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me njoftimet për gjoba përmes SMS-ve. Ziberi tha se një vendim i tillë ishte i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe drejtimin e saj aktual.

NASER ZIBERI, ISH AVOKAT I POPULLIT

Ishte i pritshëm dhe i gabuar. I pritshëm duke marrë parasysh strukturën e asaj gjykate dhe personin që e drejton atë. Duke parë mënyrën e vendimmarrjes në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha rrethanat, mund të thuhet se ishte një epilog i pritshëm. Por pa dyshim është vendim i gabuar, sepse nuk mbështetet në dispozitat kushtetuese dhe ligjore. Aq më tepër kur në deklaratën e tij thuhet se njoftimet ndaj qytetarëve mund të jenë edhe në gjuhën angleze”.

NdërKaq, Milazim Mustafa theksoi se Kostadinoski duhet ta ketë të qartë se përveç gjuhës maqedonase, edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, me deklaratat e tij, kreu i Gjykatës Kushtetuese e ul pozitën e institucionit që përfaqëson, duke treguar, siç tha, mungesë njohurie për dispozitat kushtetuese që ai vetë duhet t’i mbrojë.

MILAZIM MUSTAFA, ISH ANTAR I KËSHILLIT GJYQËSOR 18:31

As politik, as juridik. Nuk përcjell ndonjë mesazh politik të them kushtimisht. Me këtë kryetari i GJykatës Kushtetuese e ul pozitën e tij, e ul pozitën e të parit të këtij institucioni, fillimisht duke mos e njohur mirë kushtetutën, atë që duhet ta mbrojë ai. Ai duhet ta dijë që së bashku me gjuhën maqedone, gjuhë zyrtare në Maqedoni është edhe gjuha shqipe. Duhet ta përmend edhe këtë punë. Pastaj ai gabon kur thotë se të gjithë qyetarët obligohen që ta njohin gjuhën maqedone. Nuk ka asnjë që qytetarët obligohen ta njohin gjuhën maqedone”.

Mustafa, kritikoi edhe partitë kryesore maqedonase për mungesë vizioni dhe përgjegjësie në udhëheqjen e shtetit, duke theksuar se që nga pavarësia e vendit kanë luajtur herë pas here me fatin e shqiptarëve.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING