(VIDEO) Debat i ashpër për interpelancën e ministrit të brendshëm

(VIDEO) Debat i ashpër për interpelancën e ministrit të brendshëm

“Nuk sulmohet ai që nuk punon, por ai që ndryshon diçka”. Kështu deklaroi ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski në Kuvend, ku u diskutua interpelanca kundër tij. Interpelanvën ai e cilësoi si një përpjekje të lirë politike për të ngadalësuar procesin e pastrimit të krimit dhe korrupsionit.

Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme

“Nuk sulmohet ai që punon, nuk harxhohet e gjithë ajo energji për atë që nuk ndryshon asgjë, por vetëm për atë që ndryshon diçka, pikërisht kjo ju dhemb më shumë. Më e rëndësishmja është se juve ju dhemb ajo që qytetarët përfundimisht shohin shpresë se Maqedonia më në fund mund të ndryshoj për të mirë”.

Partia Levica është parashtruese e interpelancës. Kryetari i kësaj partie Dimitar Apasiev, e akuzoi ministrin për nepotizëm, konflik interesi, partizim të policisë dhe dështim të plotë në menaxhimin e Ministrisë së Brendshme.

Dimitar Apasiev, kryetar i Levicës

“MPB, në vend që të sjellë rend në institucion, e ka shëndërruar atë në ‘tezgë familjare’, në të cilën familjarë dhe persona të afërm marrin avancime dhe privilegje. Në SPB Veles, i keni avancuar kusherinjtë e parë, baxhanaku u bë docent në Fakultetin e Sigurisë, kurse studentët më të mirë mbesin pa shansë. Pastaj çuditeni se përse ikin të rinjtë nga vendi”.

Deputeti i LSDM-së Mile Taleski tha se pas të gjitha skandaleve, dështimeve të sigurisë dhe tragjedive në dy vitet e fundit, Toshkovski duhej të kishte dhënë dorëheqjen shumë kohë më parë.

Mile Taleski, deputet i LSDM-së

“A ju kujtohen fjalët e mëdha të Pançe Toshkovskit? ‘Edhe nëse është vëllai im, do të përgjigjet”. Kanë kaluar dy vjet. Kush dha përgjegjësi? Askush. Askush nuk është përgjegjës”.Pas të gjitha skandaleve, pas të gjitha lëshimeve, pas të gjitha vrasjeve, tragjedive, incidenteve të sigurisë, pas pesë tonëve drogë që kaluan kufirin, pas rënies së sistemit të sigurisë – Pançe Toshkovski duhej të kishte dhënë vetë dorëheqjen”.

Kjo është interpelanca e tretë kundër ministrit të Brendshëm Pançe Toshkovskit, në dy vite.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING