(VIDEO) Çupeva: Psikologët duhet ta zbulojnë bullizmin në shkolla

Psikologët duhet të jenë të parët ata që të zbulojnë  bullizmin në shkolla. Kështu deklaron Profesoresha dhe njiherit edhe bashkëpunëtore shkencore në Institutin e Letërsisë Maqedonase, Tamara Çupeva. Sipas saj, bullizimi është ndër problemet kryesore që ndodh nëpër shkolla. Profesoresha për Radio Evropa e Lirë  thotë se kjo dukuri e keqe  duhet të njihet fillimisht në mjedisin e viktimës, veçanërisht nga psikologët e shkollës.

TAMARA ÇUPEVA,PROFESORESH DHE BASHKËPUNTORE SHKENCORE NË INSITUTIN E LETËRSISË MAQEDONASE

“Ajo që ndodh zakonisht është se fëmijët që janë dëshmitarë të kësaj lloj dhune dërgojnë shenjat e para se diçka po i ndodh një fëmije në klasë. Zakonisht viktima është i fundit, ose vetëm kur nuk ka më mekanizma për t’u marrë me të, reagon me të afërmit, në shtëpi, me miqtë e më pas të kontaktojë Shërbimin”.

Sa i përket kufizimeve të rrjetit social TIK-TOK në vend, Çupeva thotë se një vendim i tillë nuk është zgjidhje e problemit.

TAMARA ÇUPEVA,PROFESORESH DHE BASHKËPUNTORE SHKENCORE NË INSITUTIN E LETËRSISË MAQEDONASE

“Për ata që punojnë ose kanë punuar me të rinj, është e qartë se kjo nuk do të sjellë asnjë rezultat, në aspektin që disa vende janë përpjekur deri më tani, sidomos kur bëhet fjalë për ‘TikTok’, të vendosin një lloj ndalimi, por ato ndalime janë të një natyre tjetër. Është një ndalim i përdorimit të atij aplikacioni në telefonat zyrtarë dhe ekskluzivisht nga aspekti i mbrojtjes së të dhënave personale që dyshohet se rrjedhin përmes atij aplikacioni”.

Çupeva thekson se  kur flasim për fëmijët, sidomos për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nevojiten mekanizma të tjerë që do ta përgatisin fëmijën për komunikimin e tij me publikun dhe mjedisin në atë hapësirë ​​virtuale. Ndërkaq, e pyetur se a është një zgjidhje ndalimi i celularëve në shkolla, ku do të përdoreshin vetëm kompjuterët e shkollave me përmbajtje të kufizuar në internet, Profesoresha Tamara Çupeva thekson se ky lloj  ndalimi mund të sjellë efekt pozitiv, por siç thotë ajo, nevojitet edhe socializimi fizik, edhe ndërveprimi verbal mes nxënësve.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING