(VIDEO) Çerdhja e Çairit ende nuk është gati, komuna ia hedh fajin Qeverisë, Qeveria fajëson Qeverinë e kaluar

(VIDEO) Çerdhja e Çairit ende nuk është gati, komuna ia hedh fajin Qeverisë, Qeveria fajëson Qeverinë e kaluar

Edhe pse ishte paraparë që të përfundonte në vitin 2022 Çerdhja në Çair në rrugën Kemal Sejfulla që po ndërtohet në kuadër të kopshtit për fëmijë “Fidani” ende nuk ka përfunduar. E nisur para katër viteve, ky objekt që u paralajmërua si ndër çerdhet me hapësirë më të madhe në vendin tonë ende nuk është gati. Një mur I objektit është prishur, ndërsa para disa muajve shpërtheu edhe uji, pasi poshtë objektit kalon lumi Seravë. Punimet ka kohë që janë ndërprerë dhe objekti është lënë në mëshirë të fatit.

I pyetur nga Televizioni Shenja kryetari I Komunës së Çairit, Visar Ganiu tha se përgjegjësinë e plotë për çerdhen e ka qeveria.

VISAR GANIU, KRYETAR I KOMUNËS SË ÇAIRIT

Kompetencat për në Çair, dmth për kompaninë, dmth nuk kam, për shkak se atë e ka bërë shpalljen qeveria. Dmth gjegjësisht, ministria për punë dhe politikë sociale dhe ne vetëm prej anës tonë bëjmë dmth mbikëqyrjen për realizimin e projektit të cilin ne e kemi projektu, dmth si komunë, por investimin dhe gjithë përzgjedhjen e kompanisë e cila për momentin punën, atë që e ka edhe qeveria, edhe qeveria duhet të jepë dmth informatat më të rëndësishme rreth punimeve, janë duke vazhduar ose janë ndërprerë dhe pse janë ndërprerë”.

E nga qeveria thonë se falin e ka qeveria e kaluar. Ministri I punës dhe politikës sociale, Fatmir Limani, thotë se ai është pro vazhdimit të atij projekti.

FATMIR LIMANI, MINISTËR I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE

Janë çështje teknike me të cilat unë nuk do të doja t’i komentoj këtu, do të duhet të jemi operativ atë që kanë bërë më herët ato ne do ta lejmë, do të jem praktik, unë jam pro vazhdimit dhe hapjes dhe realizimit të gjitha projekteve të cilat janë në procedurë, nuk do të merremi me atë kush është drejtor i çerdhes a i BDI-së a është i VLEN-it, ne megjithatë do t’i hapim, t’iu dalim në ndihmë qytetarëve në mënyrë që t’iu prijmë proceseve ashtu siç duhet”.

Çerdhja është paraparë të ketë një hapësirë të përgjithshme prej 3 150 m2, me kapacitet hapësinor për 350 fëmijë dhe 21 kabinete. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar 120.083.880,00 denarë, ose rreth 2 milionë euro.

Anida Murati /SHENJA/

 

MARKETING