(VIDEO) Buxheti i vitit 2025, promotor i përmirësimit të jetesës së qytetarëve

(VIDEO) Buxheti i vitit 2025, promotor i përmirësimit të jetesës së qytetarëve

Buxheti për vitin 2025 është zhvillimor dhe premton paga më të larta, investime dhe zhvillim ekonomik të vendit”. Kështu ka njoftuar Qeveria, përmes një komunikate me shkrim, duke theksuar se për vitin 2025 angazhohet për një transformim të plotë të Maqedonisë së Veriut dhe përmirësimin e standardit jetësor për qytetarët. Sipas tyre, prioritet dhe qëllim është të sigurojnë një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët, të ardhme dhe prosperitet për Maqedoninë e Veriut.

Në buxhetin për për vitin 2025 ata kanë parashikuar mjete për rritjen e pensioneve, konkretisht janë planifikuar 105 miliardë denarë për pensionet, që do të thotë një rritje prej 2,500 denarësh në mars për pensionistët për mbi 330,000 pensionistë. Gjithashtu, nga Qeveria thonë se për pagesën e pagave janë siguruar 48 miliardë denarë për paga dhe 2 miliardë denarë shtesë në bllok-dotacione për rritjen e pagave në arsim.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut

Kemi parashikuar gjithashtu 14.5 miliardë denarë për mbështetje të kategorive të cenueshme, ndërsa për mbrojtjen shëndetësore kemi siguruar 5.2 miliardë denarë më shumë, ose gjithsej 53.4 miliardë denarë. Në Buxhetin për vitin 2025 është parashikuar edhe rritja e pagave për punonjësit e arsimit dhe edukatorët, si dhe rritja e pagave në sektorin e shëndetësisë për punonjësit shëndetësorë dhe personelin mjekësor. Si Qeveri, punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi për ekonominë”.

Po ashtu si Qeveri theksuan se tashmë janë siguruar edhe 250 milionë euro për një bum investimesh në komuna. Nga ku me ato mjete sipas tyre parashihet që të ndërtohen shkolla, kopshte, infrastrukturë rrugore dhe ujësjellës në nivel komunal. Gjithashtu edhe fondet që i vënë në dispozicion përmes bankave në formë kredish super të lira, nga qeveria theksuan se përfshijnë një normë interesi të dakorduar prej 1.95%, deri në tre vite grejs periudhë dhe deri në 15 vite afat kthimi, në varësi të nevojave të kompanive. Nga ku, siç thanë ata, kjo nënkupton se do të kemi një valë investimesh prej ndoshta 800 milionë euro.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING