(VIDEO) Buxheti i vitit 2025 para deputetëve në komisionit parlamentar

(VIDEO) Buxheti i vitit 2025 para deputetëve në komisionit parlamentar

Ministrja e Financave ka elaboruar sot buxhetin e vitit 2025 para deputetëve në Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. Ministrja, Gordana Dimitrieska – Koçoska tha se, buxheti përmban politika dhe masa për konsolidim fiskal dhe shpenzime të disiplinuara tatimore, si dhe masa dhe politika për nxitjen e rritjes ekonomike. Sipas ministres, propozim buxheti është zhvilluar me një komponentë sociale, në të cilin veçori shtesë është se trendi i rritjes së shpenzimeve është më i ulët se trendi i rritjes së të hyrave.

Gordana Dimitrieska – Koçoska, ministre e Financave

Politika fiskale për vitin 2025 është funksion i konsolidimit të mëtejshëm, ristrukturimit dhe optimizimit të të ardhurave dhe shpenzimeve publike duke ulur nivelin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, si dhe duke nxitur aktivitetin ekonomik nëpërmjet shpenzimeve të realizuara në infrastrukturë. Rezultatet e pritura janë arritja e normave më të larta të rritjes ekonomike, pagave më të larta, standardeve më të mira për pensionistët, kushteve më të mira të jetesës përmes zbatimit të projekteve komunale dhe projekteve infrastrukturore dhe e gjithë kjo do të inkurajohet nga zbatimi i reformave me mbështetjen e Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor”.

Por, sipas deputetit të LSDM-së, Venko Filipçe, propozim buxheti ofron projeksione joreale dhe harxhime të papërgjegjshme. LSDM ka dorëzuar 200 amendamente dhe ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë buxhetin e propozuar sepse sipas tyre është joreal .

Venko Filipçe, LSDM

Ky është dashur të jetë një buxhet me politika zhvillimore, por nuk do të ketë asgjë nga premtimet e Qeverisë, sepse janë pa kreativitet dhe Buxheti do të jetë gjenerues i borxheve të reja. Qeveria parashikon një rritje të BPV prej 3.7 për qind, Banka Popullore – 3.3 për qind dhe Banka Botërore – 2.5 për qind, që do të thotë se qeveria kërkon një justifikim për rritjen e deficitit dhe rritjen e huamarrjes. Dhe kjo duhet të jetë e qartë, një qasje e tillë nuk do të thotë zhvillim. Kjo do të thotë se qeveria planifikon të shpenzojë më shumë se sa fiton”.

Sipas Rregullores së re, diskutimi në komision mund të zgjasë deri më 30 nëntor, pas së cilës buxheti duhet të miratohet në seancë plenare. Sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, buxheti pritet të jetë në seancë plenare në gjysmën e dytë të dhjetorit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING