(VIDEO) Bukëpjekësit mbajnë fjalën, ka bukë 33 denarë në raftet e dyqaneve

(VIDEO) Bukëpjekësit mbajnë fjalën, ka bukë 33 denarë në raftet e dyqaneve

Sot raftet e bukës në markete ishin të mbushura me bukë. Nëpër dyqane, një buk nuk shitej më shumë se 33 denarë. Ashtu siç paralajmëruan, bukëpjekësit e mbajtën fjalën për uljen e çmimit të bukës.

Vendimin e Qeverisë për ngrirjen  e çmimit të bukës, e kanë mirëpritur edhe disa qytetarë, të cilët për Televizionin Shenja deklaruan se vendimi është pak i vonuar, por i duhur.

QYTETAR

“Unë personalisht kam punuar në furrë dhe e di sa duhet të jetë buka, sa është harxhimi, sa material harxhohet. Po këta e kanë zmadhuar çmimin edhe ja mësynë dyqysh me rrit çmimin ende më shumë. Mirë është pasi ka intervenu Qeveria. Kjo është për përshëndetje, por frigohem mos e kanë ndonjë marveshje ndërmjet vete, se këto masa u ka deshtë të merren më heret, kjo është me vonesë, përfitimi u ka bërë, ndërsa tash i marrin masat, kjo është pak manipulim me popullin”.

QYTETAR

“Unë e bleva për 41 denarë, por kishte edhe prej 33 denarësh, prej miellit të bardhë 600 gramë. Un shumë shpesh mendoj dhe shikojë, çmimi është real, por shumë bukë mbesin dhe  kthehen mbrapa, në ditët normale kur hargjimet janë të qeta”

Ndërkaq, për një qytetare tjetër këto çmime të bukës nuk janë reale.

QYTETARE

“Po, 35 denarë, nuk është reale, nuk është reale, sepse buka është produkt elemetar“

Nga 1 marsi Qeveria  vendosi  që një  bukë mos të shitet më shumë se 33 denarë, ndërsa kjo bëri që disa prodhues të bukës  për dy ditë radhasi të protestojnë dhe mos të prodhojnë e as të dërgojnë bukë në tregjet e vogla. Protesta e tyre përfundoi dje. Grupacioni i industrisë së bukëpjekësve që dje paralajmëroi se fillojnë të prodhojnë dhe të shpërndajnë bukë në tregje, por  njoftuan se do ta padisin shtetin.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING