Një hyrje falas në 24 orë? TAV tërheq vendimin

Një hyrje falas në 24 orë? TAV tërheq vendimin

Komisioni për Vendimmarrje për Kundërvajtje pranë Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës e informon publikun se, në kuadër të analizës së kushteve dhe regjimit për përdorimin e zonës “Hug & Fly” në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, nga TAV Maqedoni janë kërkuar sqarime shtesë dhe të dhëna relevante lidhur me kufizimin e vendosur për qasjen falas.

Pas kërkesës së dorëzuar, TAV Maqedoni e ka njoftuar Komisionin se e ka tërhequr vendimin me të cilin qasja falas e një automjeti ishte kufizuar në një hyrje brenda një periudhe prej 24 orësh.

Komisioni e përshëndet vendimin e TAV Maqedonisë për tërheqjen e masës dhe do të vazhdojë ta ndjekë gjendjen dhe kushtet për qasje në infrastrukturën e aeroportit, veçanërisht nga aspekti i sigurimit të kushteve të barabarta dhe jodiskriminuese për të gjithë pjesëmarrësit në treg.

Komisioni mbetet i përkushtuar ndaj mbrojtjes së konkurrencës dhe do të veprojë në kuadër të kompetencave të tij ligjore sa herë që ekziston mundësia që kushte ose masa të caktuara të kenë ndikim mbi konkurrencën dhe interesat e qytetarëve.

MARKETING