(VIDEO) Braziliani kapet me 2 kg kokainë në Aeroportin e Shkupit

(VIDEO) Braziliani kapet me 2 kg kokainë në Aeroportin e Shkupit

Nga ana e punonjësve policorë, gjatë mbrëmjes së kaluar rreth orës 23:50 në “Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit është ndaluar hyrja në vend, kjo ashtu siç kanë njoftuar, për ekzistimin e shkaqeve të dyshimit për veprën penale të “prodhimit dhe tregtimit të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Gjatë kontrollit të shtetasit brazilian nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Departamenti për Trafikim ilegal me drogë, armë dhe substanca të rrezikshme si dhe stacionin policor për mbikëqyrje kufitare “Aeroporti ndërkombëtar – Shkup”, në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, theksuan se gjatë kontrollit të personit,  në njërën nga dy valigjet e tij është përdorur edhe një qenë zyrtar nga ekipi mobil i Drejtorisë doganore, nga ku lanë të ditur se gjetën dy kilogramë kokainë.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Në bazë të informatave të mbledhura për persona të përfshirë në transportin e drogës, në bashkëpunim me RSV Ohër, pas urdhrit të lëshuar më parë për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Ohrit, në Ohër është kryer bastisje në lokalet e vëllezërve K.N (36) dhe H.N. (28), të cilëve u është hequr liria pas kontrollit”.  

MPB njoftoi se është zhvilluar edhe një bisedë zyrtare me personin, nga ku thuhet se ai ka pranuar që për transportin e drogës nga Sao Paulo për në Shkup është punësuar nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut për një tarifë prej 5000 euro.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING