(VIDEO) Bojmacaliev: Reformat e ministrit teknik të MPB-së nuk sollën asnjë rezultat!

(VIDEO) Bojmacaliev: Reformat e ministrit teknik të MPB-së nuk sollën asnjë rezultat!

Mbi 100 mijë qytetarë janë në pritje të dokumenteve personale, është shkelur afati ligjor. Kështu ka deklaruar, zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme Mitko Bojmacaliev. Ai ka shpjeguar se me ardhjen e qeverisë teknike, ministri ka bërë disa reforma, të njohura vetëm për të për disa arsye personale, të cilat nuk sollën asnjë rezultat.

MITKO BOJMACALIEC, ZËVENDËSMINISTËR SHTESË I PUNËVE TË BRENDSHME

“Sipas informacioneve të fundit që kam dhe numrave që kam kërkuar, mbi 100 mijë qytetarë nuk kanë marrë pasaportat brenda afatit ligjor. Dhe do të përmend vetëm se para qeverisë teknike, të gjithë qytetarët kanë marrë dokumentet personale brenda 15 ditëve. Por fatmirësisht qeveria teknike do të përfundojë së shpejti, ndaj do të kthejmë në rrugën e duhur shërbimet administrative, qytetarët do të fotografohen dhe do të shërbehen për  15 ditë,  për të marrë dokumentet e tyre”.

Bojmacaliev tha se qytetarët kanë pritur diku për dy muaj e gjysmë për dokumente të caktuara për të cilat kanë paguar dhe janë fotografuar.Këto deklarata zv/ministri i bëri gjatë një vizite  pune në Qendrën e trajnimit në Idrizovë, ku ka prezantuar në  trajnimin taktik policor në terren nga kandidatët për policë të cilët janë duke u trajnuar në Qendrën e trajnimit në Idrizovë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING