(VIDEO) Bogoevski përplas BDI-në, VLEN-in dhe Konceptin Maqedonas

Emërimi i Petar Bogoevskit në pozitën e udhëheqësit të Agjencisë për Fondet Arsimore Evropiane ka ngjallur reagime të shumta mes partve politike në vend.
Bashkimi Demokratik për Integrim e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për të emëruar Bogojevskin udhëheqës në një institucion që ka për qëllim t’i afrojë të rinjtë me vlerat evropiane, e jo t’i ofendojë dhe t’i poshtërojë ata.
Sipas integristëve, emërimi i një personi i cili tërë karrierën e tij publike dhe politike e ka ndërtuar mbi fyerje dhe nënçmime ndaj shqiptarëve, paraqet një provokim të drejtpërdrejtë.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Veçanërisht ironike dhe tragjike është që ky individ ka qenë objekt i kallëzimeve penale pikërisht nga partitë e VLEN-it në Qeveri – dhe sot, me mbështetjen e tyre, shpërblehet me një funksion udhëheqës. Ky akt është një sinjal i qartë: Fyerjet ndaj shqiptarëve jo vetëm që nuk sanksionohen, por edhe shpërblehen me pozita shtetërore. Ky është një mesazh i rrezikshëm se kushdo që dëshiron të ndërtojë karrierë politike, mjafton ta poshtërojë popullin shqiptar”.
Integristëve u është përgjigjur partia e Bogojevskit, ‘Koncepti Maqedonas”. Sipas tyre, BDI-ja kundërshton emrimin e Bogojevskit sepse është kundër politikanëve që luftojnë dhe punojnë për interesa të popullit maqedonas. Ata thonë se BDI i do politikanët maqedonas që bëjnë pazare dhe shesin interest nacionale-kombëtare për para.
KONCEPTI MAQEDONAS
“BDI edhe njëherë tregon se agjenda e saj politike nuk ka për qëllim bashkëjetesën, reformat dhe integrimet evropiane, por mbrojtjen e interesave personale dhe mbrojtjen nga ndryshimet e ardhshme. Kur BDI sulmon dhe kritikon dikë, është lavdërim. Kur na sulmon partia më e korruptuar në Maqedoni dhe më gjerë, ne e dimë se jemi në anën e duhur”.
Ka reaguar edhe koalicioni VLEN. Ata pyesin se pse BDI-së nuk i kanë penguar qëndrimet anti-shqiptare të Bogoevskit, kur ishin në koalicion zyrtar me Gruevskin dhe Mijallkovin? VLEN ka një pyetje edhe për Talat Xhaferin.
VLEN
“BDI-ja para se të turpërohej kështu nuk e pyeti Talat Xhaferin se si Bogojevski ishte këshilltar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes? Pse BDI-së nuk i kanë penguar qëndrimet e tij anti-shqiptare kur ishin në koalicion zyrtar me Gruevskin dhe Mijallkovin? Ndryshe nga kjo klikë e humbur opozitare e BDI-së, ne nuk ankohemi kur gjërat vështirësohen, por luftojmë për korrigjimin sistematik të gabimeve”.
Petar Bogoevski është kryetar i partisë “Koncepti Maqedonas’’ dhe muaj më parë ai kishte lëshuar një sër akuzash në adresë të kreut të Kuvendit, Afrim Gashi po edhe për liderët e tjerë të kolicionit VLEN. Në publik Bogoevski njihet edhe për qëndrimet e tij, anti-shqiptare të shprehura publikisht në çdo platfomë ku i është dhënë hapësira.
Mevludin Imeri /SHENJA/