(VIDEO) Bllokimi i negociatave, LSDM dhe VMRO me akuza të ndërsjellta
Sot do të mundeshim të festojmë të gjithë, Maqedonia e Veriut kishte mundësi ti gëzohej hapjes së kapitujve dhe vazhdimit të rrugës evropiane. Fajtori se pse kjo nuk ndodhi ka emër dhe mbiemër – Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE, kështu deklaroi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska në konferencën e sotme për media.
BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-SË
“Bllokadat e koalicionit antievropian të DPMNE-së dhe të Majtës janë arsyeja e vetme, pavarësisht se kemi një proces skrining të përfunduar me sukses, pavarësisht se kemi mbështetje të fortë dhe të qartë dhe dyer të hapura për në BE. Konkluzionet e Këshillit Evropian janë kristal të qarta – kemi pasur një shqyrtim të suksesshëm dhe pa vonesë do të thirret konferenca e dytë ndërqeveritare për hapjen e kapitujve pas miratimit të amendamenteve kushtetuese”.
I menjëhershëm ishte reagimi nga VMRO DPMNE të cilët nëpërmjet një komunikate me shkrim thanë se LSDM është aq e shkëputur nga realiteti sa nuk e kuptojnë se me fajësimet e tilla sikur fajin e kanë VMRO-ja pse nuk ka fillim negociatash, askush nuk i pranon më si argument.
VMRO DPMNE
“Në vend që të humbasin kohë në konferenca për shtyp, le të thërrasin Olaf Scholz, kancelarin e Gjermanisë dhe mik i Maqedonisë së Veriut, i cili është edhe kryetar i një partie simotër e LSDM-së, pasi ai e bindi Orbanin të largohej nga takimi për të depërtiuar Ukraina. Le të veprojnë ashtu edhe me Bullgarinë për ne”.
Nga VMRO DPMNE thonë se nëse kjo nuk ndodh, është e qartë se Bullgaria nuk është arsyeja e vetme e bllokimit të integrimit në BE, por krimi dhe marrëzia e qeverisë dhe anëtarët e mëdhenj të BE-së e fshehin atë pas Bullgarisë.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/