(VIDEO) Bllokada e Sindikatës, Gashi: Ne do të punojmë, ata do të protestojnë

(VIDEO) Bllokada e Sindikatës, Gashi: Ne do të punojmë, ata do të protestojnë

Pavarësisht paralajmërimeve për protesta dhe bllokim të Kuvendit nga ana e Lidhjes së Sindikatave, Kuvendi do të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe pa ndonjë pengesë, tha kryetari Afrim Gashi duke shtuar se MPB-ja ka marrë të gjitha masat për të siguruar protesta të qeta, por edhe punë normale për deputetët.

Gashi pret që protestuesit të udhëhequr nga sindikalistët të bllokojë vetëm hyrjet për automjete, ashtu siç është paralajmëruar.

AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR

“Ne duhet të vazhdojmë me punë, duke respektuar njëkohësisht të drejtën e protestës. Nuk do të ketë sigurim të posaçëm për Kuvendin. Pra, ne do të punojmë, ata do të protestojnë”

Gashi tha se në mbledhjen e rregullt me koordinatorët e partive politike në Kuvend nuk është diskutuar çështja e rritjes së pagës minimale sepse siç potencoi është çështje politike dhe secila parti ka qëndrimin e vet.

Ndonëse nga LSM-ja kanë potencuar se do të kërkojnë që deputetëve nesër të mos u paguhen edhe harxhimet rrugore, Gashi tha se një gjë të tillë nuk mund ta bëj Kuvendi sepse është i obliguar me ligj të paguaj harxhimet rrugore deputetëve që dorëzojnë kërkesë dhe kupona fiskal deri tek ata.

AFRIM GASHI – KRYEPARLAMENTAR

“Rritja e pagave është çështje politike, secila parti ka qëndrim të vetin, nuk është ngritur si çështje për tu diskutuar mes koordinatorëve. Nëse deputetët dorëzojnë kupona fiskal dhe kërkojnë harxhime rrugore, ne sipas ligjit jemi të obliguar të bëjmë një gjë të tillë.

Ndryshe, nesër në ora 9:00, punëtorët të udhëhequr nga Lidhja e Sindikatave  do të bllokojnë Kuvendin. ata kërkojnë rritjen e pagës minimale dhe të pagave të tjera.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING