(VIDEO) Bisedimet drejt përfundimit, në qeverinë e re VMRO, VLEN dhe ZNAM

(VIDEO) Bisedimet drejt përfundimit, në qeverinë e re VMRO, VLEN dhe ZNAM

Bisedimet për formimin e qeverisë së re mes VMRO-DPMNE-së, koaliconit VLEN dhe Lëvizjes ZNAM, janë drejt përfundimit. Sipas burime të Televizionit Shenja, VMRO-së dhe koalicionit “Maqedonia Juaj”, do t’i takojnë 11 ministri, duke përfshirë Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Financave, ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, të Arsimit dhe Shkencës. Nga VMRO gjithashtu do të udhëqin edhe me Ministrinë e Kulturës, me ministrinë e Punëve të Jashtme, Bujqësisë, Vetëqeverisjen Lokale, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Energjetikës dhe me Ministrinë e Sistemit Politik.

Ndërkaq, koalicionit të partive shqiptare të bashkuara në VLEN, do t’i takojnë katër minsitri. Ata do të udheqin Ministrinë e Shëndetësisë, Minsitrinë Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe në të njejtën ministri do të kenë edhe zv/ministër. VlEN-nit gjithashtu do t’i takojë edhe Ministria e Politikës Sociale, ajo Ministrisë së Demografisë dhe të Rinjëve. Gjithashtu atyre do t’ju takojë edhe zv/kryeministri i parë. VLENIT do t’i takojë edhe ministria e Ekonomisë dhe Punës. Ndërkohë, sipas burimeve, të njejtëve do t’ju takojë edhe kryetari i Kuvendit, ku pritet të zgjidhet kryetari i Alternativës, Afrim Gashi.

Lëvizjes ZNAM të Maksim Dimitrievskit do t’i takojnë dy ministri, ajo e Drejtësisë dhe Administratës. Takimet mes VMRO-së dhe VLEN-nit kanë vazhduar edhe sot, ku kanë biseduar për ndarjen e drejtorive.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING