(VIDEO) BFI shpërndan hurma nga Arabia Saudite

(VIDEO) BFI shpërndan hurma nga Arabia Saudite

Një kontigjent i hurmave që kanë ardhur nga Mbretëria e Arabisë Saudite janë shpërndarë nga selia e Rijasetit të Bashkësisë Fetare Islame. Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu, tha se me Arabinë Saudite kanë nënshkruar aktin, me të cilën u bë pranimi i 25 tonelatave të hurmave, që janë dërguar si dhuratë nga qendra e “Mbretit Selman Bin-AbdulAziz”, për gjithë qyetarët e Maqedonisë së Veriut.

SHAQIR FETAHU, KRYETAR I BFI-SË

Në emër të BFI-së falënderuam Mbretërinë e Arabisë Saudite për mundin e dhënë dhe për kontributin e dhënë, që nëpër mes të këtyre hurmave, ne të shpërndajmë tolerancën, shpresën, pastaj të afrohemi në mes dy vendeve dhe të tregojmë se mardhëniet tona në mes Mbretërisë Arabike, BFI-së dhe shtetit tonë janë në nivelin e lartë”.

Reisi Shaqiri sqaroi se këta hurma do të ndahen në të gjitha myftinitë e BFI-së, nga ku ata do të bëjnë ndarjen për gjithë ata ku është paraparë shpërndarja. Përfaqëques nga Mbretëria e Arabisë Saudite ishte ambasadori i emëruar këtu, Fejsal BinGazi Hivdhi.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING