(VIDEO) Besimtarët në Maqedoninë e Veriut festojnë Bajramin
MARKETING
Besimtarët muslimanë në Maqedoni të Veriut kanë falur namazin e Fitër Bajramit, duke shënuar përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ata janë mbledhur nëpër sheshe dhe xhami për t’u bërë pjesë e lutjeve dhe faljes së namazit të një ndër festave më të mëdha të fesë islame. Në Maqedoninë e Veriut, programi qendror u mbajt në xhaminë Mustafë Pasha të Shkupit, ku për shkak të numrit të madh të besimtarëve të pranishëm, përveç hapësirës së brendshme u mbush me besimtarë edhe oborri i xhamisë. Në programin e organizuar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, para namazin u kënduan ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu theksoi se të gjithë muslimanët e vendit dhe jashtë vendit me thellësi të zemrës dhe kënaqësi të madhe sot shprehin gëzimin e madh të tyre për festën.
MARKETING
SHAQIR FETAHU, KREU I BASHKËSISË FETARE ISLAME
“Dhe i gjithë muaji i Ramazanit kalojë në gëzim dhe hare, në afërsi me njëri tjetrin, në paqe solidaritet, dhe në një farë mënyre treguan në praktikë se besimi i myslimanëve dhe i besimtarit nuk është vetëm fjalë, nuk është vetëm formalitet por është edhe praktikë ne jetën e perditshme. Në të njejtën kohë , sot dhamë mesazhin e Fitër Bajramit, ku apeluam të gjithëve pa marrë parasysh besimit, racës, vendit, kombit që të gjithë të rreshtohemi në rrugën e drejtë, në rrugën e paqes, tolerancës në rrugën e bashkëjetesës dhe në rrugën e konstruktivitetit”.
Fetahu shtoi se sot është ditë gëzimi, është ditë afrimi dhe se është momenti kur duhet të shtrijnë dorën e pajtimit, ti lënë ngatresat dhe se poashtu të jenë në shërbim të njëri tjetrit. Kjo Festë e Bajramit gjithashtu rikujton rëndësinë e harmonisë familjare duke sjellë paqe, bashkim dhe mirësi në gjdo familje.
Zebushe Ramadani /SHENJA/

