(VIDEO) Bekteshi: Të martën do të ketë vendim për uljen e çmimit të pijeve, javën e ardhshme të detergjenteve

(VIDEO) Bekteshi: Të martën do të ketë vendim për uljen e çmimit të pijeve, javën e ardhshme të detergjenteve

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi ka folur sot për disa nga supermarketet të cilat janë mbyllur për shkak se nuk kanë respektuar vendimin e ri të Qeverisë për uljen e çmimit të produkteve bazë dhe çmimin e garantuar. Sipas tij, bëhet fjalë për markete nga rrjeti “Vero” dhe “Viva Fresh”.

KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË

“Unë nuk e kam problem të listoj marketet që janë të mbyllura, por i njeh i gjithë vendi. Në rajonin e Shkupit bëhet fjalë për “Veron” dhe “Viva Fresh”. Nuk ka asnjë arsye për t’u frikësuar për t’i thënë ato. Të gjithë ata që nuk respektojnë masat do të mbyllen dhe do të listohen”.

Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski tha se dënimi është paraparë të zgjasë pesë ditë për tregjet që u mbyllën të shtunën për shkak të mos uljes së çmimeve. Ai tha se nga 50 kontrolle të bëra të shtunën, pesë objekte regtare që u përkasin kompanive që zotërojnë tregje zinxhirore janë mbyllur dhe nuk kanë respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimeve të 25 produkteve për 10 për qind në krahasim me çmimoret nga 1 gushti.

GORAN TRAJKOVSKI DREJTORI I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT

“Dua të falënderoj qytetarët që raportojnë në inspektorat, gjë që na lehtëson shumë punën. Nga 50 kontrolle, pesë markete u mbyllën të shtunën. Mjafton një mbyllje pesëditore për këto kompani”.

Ministri i Еkonomisë Kreshnik Bekteshi njoftoi se të martën do të merret vendim për uljen e çmimit të pijeve. Ai tha se gjatë javës do të diskutojnë me bizneset dhe do të shohin se a ka ndonjë mundësi për ulje të çmimeve të produkteve higjienike.

Medina Ajeti /SHENJA/

 

 

MARKETING