(VIDEO) Bejta dorëzoi kandidaturën për kryetar të komunës së Gostivarit
Afrimi i datës së zgjedhjeve të përsëritura lokale në disa komuna, ka filluar të intensifikojë edhe aktivitetet politike në terren. Në Gostivar, koalicioni VLEN ka zyrtarizuar si kandidat për kryetar komune Nevzat Bejtën, i cili sot edhe zyrtarisht e deponoi kandidaturën e tij në komisionin komunal zgjedhor.
Në konferencën e parë zyrtare i shoqëruar nga ministri Azir Aliu e zyrtarë të tjetë të koalicionit, Bejta tha se kërkon mbështetje nga të gjithë gostivarasit, pa dallim të bindjeve, politike, kombëtare dhe fetare. Ai gjithashtu ka falënderuar krerët e koalicionin VLEN për besimin dhe mbështetjen e ofruar. Tha se për tetë vite sa pushtetin e kanë pasur të tjerët, Gostivari është shkatërruar.
NEVZAT BEJTA – KANDIDAT I VLEN PËR GOSTIVARIN
Për tetë vitet e shkuara qyteti i Gostivarit është shkatërruar dhe me këtë mbështetje që më japin liderët e VLEN do ta ndërpresim shkatërrimin e qytetit të Gostivarit. Përshkak se qytetarët e duan qytetin e vet edhe ne do të bashkohemi për ta ndërtuar bashkë me qytetarët qytetin tonë dhe të bashkuar do të jemi deri në fitoren e madhe të 11 janarit. KËtë e bëjmë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Gostivarit.
Thotë se kandidatura e tij vjen si rrjedhojë e kërkesës së shumicës së qytetarëve që ai të futet në garë. Deklaron se së shpejti do të zbulojë se si qeverisja aktuale lokale ka keqpërdorur mbi 20-30 milion euro. Meqense dy mandate ka qenë kryetar komune nën emblemën e BDI-së, Bejta foli edhe për koalicionin BDI-ASH në këtë komunë.
NEVZAT BEJTA – KANDIDAT I VLEN PËR GOSTIVARIN
“Është e drejtë e partive politike, por ata, nuk mund t’i komandojnë votuesit dhe anëtarësinë. Ju si gazetarë e dini shumë mirë se Arben Taravari 10 vite i ka ofenduar votuesit e BDI-së, i ka ofenduar udhëheqësit e BDI-së edhe unë nuk besoj se votuesit dhe qytetarët do ti ja japin votën atyre, por ata do të ja japin votën kandidatit i cili e meriton dhe që punon për të mirën e qytetit të Gostivarit”
Përveç Bejtës, kandidaturën për kryetar të Gostivarit e ka zyrtarizar edhe kandidati i AKI-së, Valbon Limani, i cili kërkon të vazhdojë udhëheqjen e Gostivarit pasi afro dy vjet ishte ushtrues detyre në këtë komunë. Në Gostivar përsëriten zgjedhjet për shkak se në tetor nuk u përmbush censusi i nevojshëm. Përveç Gostivarit, zgjedhjet do të përsëriten edhe në Vrapçishtë, Mavrovë dhe Rostushë po edhe Qendër Zhupë.
Mevludin Imeri /SHENJA/

