(VIDEO) Bejta dhe Limani intensifikojnë takime me banorët e Gostivarit
Kandidati për kryetar komune i Gostivarit, Nevzat Bejta, ka vijuar takimet me qytetarët. Ai ka vizituar lagjen Pitarnica, një nga lagjet më të mëdha të qytetit, e cila ndër vite është zgjeruar ndjeshëm me zona të reja banimi. Bejta, duke iu drejtuar banorëve, theksoi se projektet e realizuara gjatë mandatit të tij vazhdojnë edhe sot të jenë bazë për zhvillimin e kësaj lagjeje. “Banorët e Pitarnicës, pavarësisht zhgënjimit të akumuluar ndër vite, u shprehën mirënjohës për projektet që u realizuan gjatë mandatit tim dhe që edhe sot shërbejnë si themel për zhvillimin e lagjes,” u shpreh Bejta. Kandidati për kryetar komune vizitoi edhe fshatin Çajlë, ku u takua me banorët dhe bashkëbisedoi nga afër për problemet dhe nevojat e tyre.
Ndërkaq, Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim, Valbon Limani i shoqëruar nga kryetari i këshitllit komunal Valdet Xhaferi kanë takuar forumin e gruas së AKI-së në Gostivar. Në fokus të takimit ishte roli i gruas në shoqëri, angazhimi i saj në proceset vendimmarrëse dhe kontributi i drejtpërdrejtë në zhvillimin e komunitetit. Limani, theksoi se gruaja është shtyllë e shoqërisë dhe faktor kyç për ndryshimin dhe progresin e Gostivarit. “Angazhimi dhe energjia e grave janë themel i një shoqërie të shëndoshë dhe i një Gostivari më të zhvilluar. Bashkë, me përkushtim dhe vizion, po ecim drejt fitores së radhës,” u shpreh Limani.
Fushta zgjedhore do të vazhdojë edhe të premten. /SHENJA/

